• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja demokrate sulmon Berishën: S’e mohoj ngërçin në PD, na ndau ‘non grata’

by Java News
29/07/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.

“Ne folëm për një qasje tjetër në këtë reformë që duhet të mos dështojë dhe t’ju shërbejë qytetarëve. Nëse kthehemi sërish tek arroganca e votës, insistoj tek ekspertiza dhe studimet teknike e tek ajo që është e domosdoshme, shërbimi publik sa më pranë qytetarëve. Jemi të vendosur për një hartë të re territoriale që implementohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale dhe ne kërkojmë rritje të numrit të bashkive”, tha Çupi.

Sa i përket përplasjeve brenda PD, Çupi tha se nuk mund të thotë se nuk ka por supozon se gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA e më pas Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, sipas saj demokratët duan fitore në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mund të mohoj ngërçin në PD. Jam munduar që të jem në diskutimet e mia vetëm përbashkuese. Kam kërkuar bashkëpunim, jam e gatshme që të punojmë bashkë për t’i dhënë shqiptarëve një reformë të re. Të lëmë pakënaqësitë brenda demokratëve. Në zgjedhje duhet të shkojmë me kandidatë të përbashkët për tu përballur me keqqeverisjen. Non grata na ndau, por demokratët duan të fitojnë zgjedhjet. Le të bashkohemi e të lëmë qasjet individuale. Shpresoj që Berisha të mos e përfshirë PD në çështjet personale dhe të mos kostojë në zgjedhjet vendore”, tha Çupi.

Ndërsa për depozitimin e projektligjit të PD, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit, Çupi thotë se iniciative nuk merr shkas nga situata e krijuar së fundmi nga Autoriteti i Dosjeve me Ilir Metën, i cili rezulton si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Çupit, projekti ka kohë që është gati.

“Nuk dua të shprehem se dje jam njohur me shkresën dhenuk kam asnjë informacion të detajuar dhe do isha e nxituar nëse do jepja iopinione. Nuk mund të mohoj tendencën e qeverisë për të bërë propagandë me çdo gjë. Është çështje shumë sensitive. Opozita e sotme duhet të kishte reaguar në atë kohë kur ishte në qeveri. Nuk dua të cenoj askënd pavarësisht se mua ligji nuk më përket për shkak të vitit të lindjes. Ne si opozitë kemi gati propozimin për deklasifikimin e dosjes së përfshirjes së figurave që kanë barrë të së shkuarës. Do ta depozitojmë ligjin në shtator. Ka qenë i përgatitur, nuk ka lidhje me atë që ndodhi dje”, tha Çupi./m.j

Next Post
Përgjimet/ Trafikanti shqiptar përfundon në burg: I drogojmë fëmijët të mos nxirrnin zë

Përgjimet/ Trafikanti shqiptar përfundon në burg: I drogojmë fëmijët të mos nxirrnin zë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një plan kombëtar afatgjatë për zonat e kuqe të përmbytjeve

January 13, 2026
Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

January 13, 2026
Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD!  Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD! Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

January 13, 2026
“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

January 13, 2026
Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

January 13, 2026
“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In