• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputetja britanike: Londra të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiç po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës

by A R
15/09/2024 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të së premtes të presidentit serb, Alleksandar Vuçiç.

Kearns, e cila është një përkrahëse e patundur e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që, pas prononcimit të djeshëm të Vuçiçit, të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Përmes një postimi në X, ajo thotë se edhe pse ka kaluar gati një vit që nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka drejtësi, dhe ende nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë.

“Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër pjesëmarrjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”, shkruan deputetja angleze.

Kearns thotë se presidenti serb po sillet sikur Putini dhe po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës, mirëpo thekson se Kosova është shtet sovran, dhe se populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës “nuk duhet të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”.

“Vuçiç po vepron në bazë të libri të lojërave të Putinit duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Kujtojmë se deputetja britanike ishte ndër të parët që kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës, sikurse ai që ndodhi më 24 Shtator, 2023 në Banjskë.

Korrikun e vitit 2023, ajo kishte alarmuar se në Kosovë po hyn armatim nga Serbia përmes autoambulancave, e të cilat, sipas saj, po vendosen nëpër kisha ortodokse.

/a.r

Next Post
Të shtëna në Vrakë të Malësisë së Madhe, plagosen me armë dy persona (EMRAT)

Të shtëna në Vrakë të Malësisë së Madhe, plagosen me armë dy persona (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In