Gjatë zhvillimit të seancës parlamentare ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i ka tërhequr vëmendjen disa prej kolegëve të saj të mazhorancës për një veprim.
Pa përmendur emra apo vetë veprimin Açka tha se i bëri përshtypje një veprim i tyre, që mund të ketë qenë në sensin e humorit, por që sipas saj ishte seksizëm i pastër.
Ajo shtoi se në seancë po flitet për verën por nuk po pihet në mënyrë që të jenë dehur, ndërsa i këshilloi ata që të bëjnë kujdes.
“Nuk kisha gjë por më bëri përshtypje një veprim që bënë kolegët e mi, deputetët e pushtetit, mund të jetë në humor por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën por nuk besoj se po pimë që të jenë dehur, herën tjetër bëjmë kujdes”, tha ajo./m.j
Ti moj Açkë, dhe Rita Petro, në një vënd e keni mëndjen……
Prandaj, për çdo gjë, ATË mendon.
Ku dhëmb DHËMBI, vete GJUHA.