Gjykata e Apelit prej disa muajsh ende nuk ka marrë një vendim lidhur me statusin e Partisë Demokratike.
Deputeti Saimir Korreshi në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit për marrjen e një vendimi, pasi sipas tij është i nevojshëm bashkimi i qytetarëve demokratë, pasi është qesharake sipas tij se si partia më e madhe opozitare në vend është në këtë gjendje.
“Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit te shkalles se pare. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i beja thirrje gjithe deputeteve te PD te jemi para gjykates se Apelit neser ose pasneser jo qe te diktojme ne dhenien e vendimit, se ne nuk na intereson ne c’krah eshte vendimi, por na intereson shpejtesia qe PD mos rrije me ne agoni”, tha deputeti Sula.











