• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deputeti ukrainas rrëfehet për median shqiptare: Rusia po na masakron nga qielli, s’kemi armë të posaçme për t’u mbrojtur

by A R
18/04/2022 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas afro 7 javësh luftime në Ukrainë trupat ruse po rigrupohen në lindje të vendit.

Pamjet të publikuara nga qytetet që ishin të kontrolluara nga ushtarët rusë shfaqin ndërtesa, shtëpi dhe rrugë pothuajse plotësisht të shkatërruara.

Kostantin Bondariev, një deputet i opozitës në Ukrainë thotë për Vizion Plus, situata është tronditëse.

KOSTIANTYN BONDARIEV

DEPUTET I OPOZITES NE UKRAINE

 “Jo shumë larg nga Kievi janë qytezat Irpin dhe Borodianka. Ky territor për afërsisht dy javë ishte i kontrolluar nga rusët. Situata është shumë e keq atje pasi nuk ka elektricitet, s’ka akses në produktet bazë të jetesës, as ujë, dhjetëra shtëpi të shkatërruara. Shumë njerëz kanë arritur të evakuohen, por situata ishte shumë e vështirë pasi Rusia e bënte të pamundur një gjë të tillë. Shumë njerëz vdiqën në tentativë për t’u larguar nga këto qytete.”

 Dialogu mes Rusisë dhe Ukrainës, është pezulluar pas pretendimeve se në Bucha janë vrarë 300 civilë nga ushtarët rusë. Deputeti ukrainas nënvizoi se procesi është shumë i vështirë dhe se mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse Kremlini tërheq të gjitha trupat.

KOSTIANTYN BONDARIEV

DEPUTET I OPOZITES NE UKRAINE

 “Sot është një situatë e vështirë. Qytetarëve u është prishur shtëpia ose kanë humbur familjarët e tyre. Si është e mundur që të ketë sot bisedime me putin. Po flasim për një situatë shumë të rëndë. Besoj se duhet pak kohë. Ne duhet të flasim vetëm kur trupat ruse të jenë kthyer në territorin e tyre.”

Parlamenti ukrainas ka ndërmarrë masa për mbështetjen e ushtrisë, por Bondariev theksoi se nuk janë të mjaftueshme.

KOSTIANTYN BONDARIEV

DEPUTET I OPOZITES NE UKRAINE

  “Ne kemi marrë masa për të ndihmuar ushtrinë nga buxheti i shtetit. Por është shumë e vështirë për ne nëse qielli vazhdon të jetë i hapur. Ne kërkojmë që qielli të mbyllet, sepse Rusia po na sulmon nga ajri. Kërkojmë pajisje, ne aktualisht nuk kemi armë të posaçme.”

Edhe pse më parë ka qenë kritik ndaj zgjedhjes së presidentit Volodymyr Zelenskiy në krye të shtetit Bondariev vuri në dukje se në këtë kohë lufte të gjithë janë të bashkuar kundër një armiku të vetëm,Rusisë.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 19 Prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In