Avokatët e deputetit socialist Armando Prenga tërhiqen nga kërkesa për heqjen e masës së sigurisë, kjo pas provave të reja të paraqitura nga prokuroria në Gjykatën e Lartë. Organi akuzës deklaroi se gëzhoja që është gjetur në vendin e ngjarjes tregon se ka dalë nga arma pa leje e deputetit Prenga. Sakaq, pritet që sot në Gjykatën e Lartë të nisë seanca për rastin e deputetit Prenga i cili akuzohet për plagosje, pas konfliktit që ndodhi disa javë më parë, ku deputeti socialist pati një konflikt me familjen Cali, në lidhje me Lagunën e Patokut në Laç.