• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti ‘rebel’ që pranoi mandatin: LSI iu largua misionit për të cilin u krijua

by Java News
12/03/2019 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti më i ri i Kuvendit Enver Roshi rrëfen arsyet se përse pranoi mandatin e deputetit dhe marrëdhënien me LSI-në.

Ai është shprehur se vendimin e mori pas konsultimeve me miqtë ndërkombëtar, ndërsa thekson se vota e tij do të shërbejë për miratimin e Reformave që sjellin integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në një intervist për Report Tv deputetit Roshi, thekson se LSI iu largua objektivit për të cilin u krijua, integrimin e vendit, ndërkohë që për sa i përket situatës politike, ai thekson se është pikërisht mungesa e dialogut, dhe politika e rrugës që e ka lënë vendin në këtë gjendje, duke rrezikuar negociatat.

Intervista

Keni marrë mandatin e deputetit, ishte e vështirë të dilnit kundër LSI-së dhe çfarë ju shtyu të merrnit këtë vendim?

Ka qenë një moment i vështirë për marrjen e mandatit, por besoj se mora një vendim intelektual dhe qytetar për ti shërbyer vendit atdheut dhe shqiptarëve. Kjo ishte një vendimmarrje e bazuar në profilin tim intelektual por në zbatim të detyrave kushtetuese.

Ka pasur presion nga LSI për të firmosur mos pranimin e mandateve siç bënë edhe kandidatët e tjerë?

Presione jo, por ka pasur sugjerime, rekomandime, por jo në trajtën e presioneve. Në vlerësimin tim, pavarësisht nga situata që ndodhi, njerëzit e LSI mbeten miqtë e mi, pavarësisht divergjencave që u shfaqën muajt e fundit me dorëzimin e mandateve. Kam qenë kundër djegies së mandateve nga deputetët e LSI dhe PD-së.

Kishte kohë që flitej për djegien e mandateve,  e diskutoi LSI me kryesinë apo bazën?

Nuk ka qenë e diskutuar gjerësisht me bazën, mendoj se ka qenë një veprim i nxituar dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Para se të vendosni marrjen e mandatit, ju kanë kontaktuar nga PS, apo nga ndërkombëtarët?

Unë nuk kam asnjë kontakt nga PS-ja, qëndrimin tim e mora në përputhje me investimin tim intelektual, i cili është bërë në perëndim, në SHBA dhe në Izrael dhe nga kontaktet e mia me ndërkombëtarët dhe miqtë dhe partnerët e Shqipërisë, të cilat duan ta shohin Shqipërinë në Europë si SHBA, Komuniteti Europian dhe fuqitë perëndimore si Anglia, Franca, Gjermania, etj. Mesazhet e dhëna të këtyre eurodeputetëve në drejtim të politikës Shqiptare kanë qenë mesazhe nxitëse për mua.

Ju u betuat në Parlament ka pasur presion nga LSI, pasi ju etiketoi si ‘tradhtarë’?

Ky termi tradhtar besoj se nuk shkon dhe unë nuk jam një partiak fanatik, jam një atdhetar fanatik dhe qëndrimi im është në interes të kombit shqiptar. Të mos harrojmë se ke 550 vjet që thërrasim Europa dhe kjo ëndërr për të qenë në Europë dhe kur Komuniteti Europian e do Shqipërinë në Europë, është një pjesë e politikës shqiptare që nuk e do Shqipërinë në Europë. Unë jam një nga 95% e shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe unë jam në përputhje me ëndrrën dhe dëshirën e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Jeni ndër të parët kandidatë të LSI-së, keni kandiduar që në vitin 2005, kur kjo forcë u shfaq për herë të parë në skenën politike, çfarë ju shtyu ta braktisësh dhe ti dalësh kundër?

Slogani i LSI-së ka qenë Integrimi i Shqipërisë në Europë, momenti që jemi është thirrje e Europës për ta futur Shqipërinë në BE dhe zhvillimi i politikës shqiptare duhet të bëhet në Parlament, pasi aty është auditori më i mirë për të shfaqur alternativat e tua partiake. Në moment kur kjo kauzë e shqiptarëve për të shkuar në Europë lihet në mes, këtu ka një konflikt idesh, pikëpamjesh dhe politikash që nuk i shërbejnë kombit tonë dhe kjo më bëri shtysë që të mbaj këtë qëndrim. dhe ky është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë që duhet ta shohim Shqipërinë në Europë.

Tashmë jeni betuar si deputet, nesër do të jeni në një seancë Parlamentare, si do të votoni?

Unë do të votoj çdo ligj që i shërben pupullit, integrimit sa më të shpejtë në BE dhe mirëqenies së shqiptarëve. Unë jam një votë PRO integrimit në Bashkimin Europian.

Do ta votoni Reformën Zgjedhore?

Patjetër. Do të votoj çdo reformë që është në favor të shqiptarëve. Jam për një parlament me më pak deputetë, që buxheti të shkojë në shërbim të qytetarëve.

A do të angazhoheni si grup parlamentar?

Kjo varet nga numri i deputetëve që do jemi. Në Varësi të zhvillimeve do të marr edhe qëndrimet e mia. tani jemi 7-8 veta dhe shpresoj që të bëhemi më shumë që të bëhemi grup dhe të marrim pjesë në komisione.

Si e komentoni situatën aktuale politike?

Ka varfëri, qytetarët presin më shumë nga politika, por politika e konfliktualiteti që ka zbritur në rrugë i pengon shqiptarët të hynë në Europë dhe nxit pasiguri që reflektohet në largimin nga Shqipëria, mungesën e perspektivës dhe dëshpërimin që kemi sot.

Mendoni se duhet të ketë dialog mes të ashtuquajturës Opozitë dhe Qeverisë?

Mendoj se dialogu gjithnjë ka sjellë frytet e veta dhe mendoj që dialogu i munguar dhe me kushte kanë çuar në këtë situatë rruge ku jemi sot. Rruga nuk sjell mirëqenie, nuk sjell progres, por sjell regres dhe shtyrje të negociatat me BE. Në takimet që kamë pasur me ndërkombëtarët kanë thënë se politika e tërheqjes nga parlamenti të dy partive opozitare e çon vendin disa vite mbrapa. ne kemi një rrugë të përcaktuar, atë drejt BE-së. Besoj se dhe ata shqiptarë që dalin dhe protestojnë e duan integrimin në BE. Jemi në ëndrrën e lënë përgjysmë për faj të politikës.

Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhjet e ardhshme, do rreshtoheni krah LSI, apo mendoni ti bashkoheni PS-së, ose ndonjë force tjetër?

Tani për tani nuk mund të jap ndonjë parashikim për këtë, jam futur në parlament dhe do ti shërbej popullit shqiptar. Do ti shërbej ligjeve të Reformës në Drejtësi, ligjeve të Integrimit europian, për më tutje le tja lëmë rrjedhës politike. Jam këtu për tu shërbyer aspiratave të gramshiotëve që më votuan.

Çfarë mesazhi keni për kandidatët e LSI dhe PD që janë thirrur nga KQZ për mandatet?

Të gjithë ata që e quajnë veten misionarë të shërbimit të kombit të futen në Parlament dhe të votojnë të gjitha mesazhet që janë në shërbim të qytetarëve shqiptar.

Mendoni se LSI ka humbur nën drejtimin e Kryemadhit, ka humbur popullaritet nga djegia e mandateve?

Shpresoj që LSI të mos ketë humbur, por nga zhvillimet e fundit shoh një zhgënjim të madh nga zhvillimet e fundit  të opozitës. Kam investuar shumë për LSI-në për shkak të programit integrues, por me zhvillimet e fundit ka bërë një gabim me djegien e mandateve dhe nuk di si do të vlerësohet nga qytetarët. U përket qytetarëve shqiptar që të vendosin për ardhmërinë apo fatet e LSI-së.

Next Post
Rrihej sistematikisht nga burri, gruaja pëson infarkt dhe vdes në spital

Shëndetësia: Investimet që realizuan në 2018-n dhe programi për 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In