• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD, Luçiano Boçi: 3 opsionet kemi në tryezë për Kuvendin

by Java News
25/12/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luçiano Boçi, deputet dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, akuzoi fort mazhorancën qeverisëse për dhunim të Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së kryeprokurores Marku. Përmes “Gazeta Shqiptare”, z. Boçi thotë se “Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve”. Sipas tij, flakadanët e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së, drejtuar Ramës. Sa i përket konsensusit për kryeprokurorin e ri zyrtari demokrat është i prerë: “Konsensusi politik nuk është tavolinë me peshk…”, z. Boçi shpreh shqe-tësimin se tashmë me emë-rimin e kryeprokurores së përkohshme, peshqit e mëdhenj, për të cilët ka folur Donald Lu, nuk do kapen as në janar e as në prill…

Z. Boçi, përse kaq e tensionuar situata politike në vend dhe cila zgjidhje mund ta qetësojë krizën aktuale?

Ka shumë faktorë për situatën e tensionuar politike dhe kjo nuk është çështje tradite, apo mospjekurie e klasës politike. Kryesore janë konfigurimi i sotëm politik dhe kalimi “zgjedhor” i pushtetit në pronësi të sindikatës famëkeqe krim-politikë. Raporti i forcave politike, entitetet mazhora-ncë-opozitë, numri i vendeve në parlament, nuk janë më produkt i vullnetit të lirë të votuesit dhe as rezultat i veprimit të një demokracie reale. Parlamenti është ilegjitim, administrata e kriminalizuar dhe e korruptuar, shteti i dirigjuar nga organizatat e narkotrafikut. Deformacionet politike janë kaq ekstreme sa është e pamundur të ketë “paqe nën ullinj (reforma)”. Shto këtu abuzi-vizmin me ekonominë, arrogancën në rritje të pushtetit ndaj biznesit, përçmimin e fermerit, mungesën e mbështetjes sociale, papunësinë, mungesën e së ardhmes, arsimin e çalë, shëndetësinë në koma dhe dramaciteti i demokracisë sonë i kalon kufijtë e fantazisë.

Në këto rrethana ajo që kërkohet është rithemelimi i demokracisë, kthimi në jetë i saj mbi baza dhe parime solide, mbi vlera e vizione që kanë në qendër prosperitetin e vendit dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Si të thuash, ajo ka nevojë për një “reset-im” total. Kjo nis së pari me instalimin e drejtësisë politike nëpërmjet një rikonfigurimi të forcave politike që shpreh vullnetin e drejtë të votuesit dhe që kalon nëpërmjet një kodi, sistemi e procesi zgjedhor që ka në themel të tij vërtetësinë e lirinë e votës.

Drejtësia politike është ajo që produkton dhe drejtësinë sociale dhe drejtësinë e drejtësisë. Pa drejtësi politike Shqipëria po rrokulliset symbyllur në inerci totale drejt një perspektive të errët e pa një pikëmbërritje.

Mazhoranca e zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme, por a është e gatshme opozita të negocioje me PS-në për kryeprokurorin e ri që do zgjidhet në muajin prill?

E para, mazhoranca nuk e zgjodhi, por e emëroi kryeprokuroren me 36 vota, jashtë çdo përcaktimi kushtetues dhe ligjor. Madje dhe jashtë termave e qëllimeve të reformës në drejtësi. Më saktë, Rama zgjodhi të jetë vetë ai kryeprokurori. E dyta, askush nuk garanton që “i riu” do zgjidhet në prill, nuk shkruhet gjëkundi që kryeprokurorja qëndron në detyrë deri në prill. Të jesh i përkohshëm dhe të jesh me mandat janë dy koncepte që nuk përputhen. Thelbi i një mandati të dhënë nga parlamenti ose nga zgjedhja është kohësia e definuar saktë dhe dhënia e tij në përputhje me Kushtetutën. Në këtë rast nuk u respektua as njëra e as tjetra. Termi krye-prokuror i përkohshëm ishte një as i dalë nga mënga e pokerxhinjve socialistë për të fituar lojën e kapjes së drejtësisë në tavolinë. Për sa i takon kryeprokurorit “të përhershëm”, që nuk mund të jetë i tillë, por e quajmë për analogji me “të përkohshëm”, apo të mandatuar, por mandat ka dhe i përkohshmi, të zgjedhur, por i zgjedhur është dhe i përkohshmi, PD i përmbahet asaj çfarë shkruan Kushtetuta dhe ligji. Çdo gjë është vullnet kushtetues dhe jo palësh. Konsensusi politik nuk është “tavolinë me peshk, për të zënë peshq”, por është detyrim kushtetues.

Çfarë ndodhi realisht në seancën e betimit të znj.Marku, si u futën dhe u ndezën flakadanët në sallën e Kuvendit?

Ajo që ndodhi ishte shumë më komplekse se çka treguan kamerat. Tensionimi i situatës erdhi për shkak të hyrjes në veprim të Gardës në kundërshtim me rregulloren dhe bllokimi prej saj me urdhër të Ramës të fjalës së opozitës. Futja në rendin e ditës së çështjes së zgjedhjes së kryeprokurorit, jashtë përcaktimeve të rregullores nxiti akoma më shumë veprimin tonë. Reagimi ynë ishte i natyrshëm dhe tërësisht i arsyeshëm. Betimi mbi Kushtetutë nuk mund të lejojë askënd të shkelë mbi Kushtetutën. Hedhja e flakadanëve, mesazhi ndaj Ramës me çizmen e me letrat u bënë për të mos lejuar aktin e shkeljes së Kushtetutës. Situata u acarua prej reagimit të përfaqësuesve të mazhorancës me gjakosjen e Kërpacit nga policia e me goditjen e Kejdit nga deputeti i PS dhe fjalët fyese të Ditmir Bushatit e disa të tjerëve. Në fund siç e patë me kartat e deputetëve të PD-së u votua për kryeprokuroren e PS-së. “Pronarët” e parlamentit futën në xhep kështu të drejtën e votimit të opozitës. Kjo i vuri vulën gjithçkaje dhe i dha pamjen e vërtetë këtij procesi tërësisht të shëmtuar e butaforik. Situatë më absurde nuk besoj se është prodhuar gjëkund ku pretendohet se ka demokraci. Shqetësimi për flakadanët se si u futën e si u ndezën është kuriozitet e detaj fare i parëndësishëm. Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve.

Si e konsideroni mbështetjen e ambasadës së SHBA dhe BE ndaj kryeprokuro-res së përkohshme, znj. Arta Marku?

Që një institucion, siç është një ambasadë apo mision ndërkombëtar, mbështet fuqishëm një institucion tjetër, siç është prokuroria, apo pushtet të pavarur siç është drejtësia, kjo është diçka që hyn tek gjërat e rendit normal dhe duhet inkurajuar. Pjesa tjetër, e mbështetjes apo jo në mënyrë nominative e personave që drejtojnë institucionin, hyn tek afeksionet dhe nuk përçon as mesazhe dhe as garanton sistemin. Është diçka jo e domosdoshme. Institucioni është më i rëndësishëm se çdo emër. Aq më tepër kur dhe vetë ato e kanë përcaktuar si emër shumë “të përkohshëm” dhe të pakaluar në sitën e “makinës së vërtetës”, vetingut.

A e dëmtoi PD-në bashkëpunimi me LSI-në, e cila u shfaq mjaft agresive gjatë protestës brenda dhe jashtë Kuvendit?

Ajo që të bashkon në opozitë janë kauzat, qëllimet e larta dhe vlerat dhe jo aksiomat si “armiku i armikut tim është miku im”. Brenda opozitës PD dhe LSI nuk shoh garë për të qenë kush e kush më shumë agresivi apo flamurmbajtësi. Secili nga ne u agresua brenda një legjitimiteti të arsyeshëm dhe të drejtë plotësisht të përligjur. Flakadanët tanë e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së drejtuar Ramës. Statusin e lokomotivës pastaj e përcaktojnë shumë elementë dhe PD i ka të gjitha këto. Opozitarizmi është aksion, protestë, kundërshtim, por dhe vizion, ide, solidaritet. Ajo që më intereson më shumë në këtë pikë është koordinimi dhe bashkëpunimi për të qenë sa më efikas në betejën opozitare dhe jo rivaliteti i aktit. Në këtë këndvështrim nuk shoh aspak dëm. Është një lloj diversiteti i kombinuar i kryerjes së veprimit opozitar. Diskutimi në këtë pikë është humbje vëmendje dhe kohe.

Sipas PD-së kush duhet të jetë kryeprokurori i ri i Shqipërisë?

Çdo produkt që ka në bazë Kushtetutën dhe ligjin, larg preferencave politike, meriton të jetë kryeprokurori i duhur.

Besoni se në janar do të nisë kapja e “peshqve të mëdhenj”, siç ka paralajmëruar ambasadori amerikan, Donal Lu?

Me bërjen e peshkut të madh (kryeministrit), peshkatar të madh (kryeproku-ror) sezoni i gjuetisë konsiderohet i mbyllur, ose për më optimistët është shtyrë pakufi dhe nuk nis as në janar e as në prill. Drejtësia është e përmbysur dhe nuk mund të veprojë. Rrjeta e saj nuk mund të zëvendësohet me një kallam të gjatë e me fildispanjë njëshe. Maksimumi që mund të ndodhë është që peshqve të vegjël do t’u shpallet ndonjë kërkim me diçiturën: “Mos u mërzisni çuna”.

Çfarë do të zgjidhë PD-ja përmes protestave në janar dhe si janë konceptuar ato? Do të jenë paqësore apo të ngjashme me ato që pamë gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme?

Zgjidhjen sot e kërkojnë njerëzit, zgjidhjen për drejtësinë, zgjidhjen për papunësinë, varfërinë, korrupsionin, krimin, drogën, për të ardhmen e shpresën. Opozita e drejton dhe e orienton revoltën popullore të shprehur nëpërmjet protestave. Ato do të jenë masive dhe shprehëse e shkallës së zemërimit qytetar. Simbolika e shpalosur gjatë “puçit kushtetues në parlament”, pasi nuk e konsideroj dhunë siç u mundua ta paraqesë mazhoranca, do të pasurohet dhe motivohet më tej.

E vetmja dhunë ndaj institucioneve atë ditë ishte dhuna ndaj Kushtetutës dhe institucionit të drejtësisë e ushtruar me gjakftohtësi nga Rama dhe enturazhi komik i tij. Qytetarët e opozita nuk dhunuan. Përkundrazi përballën dhunën e një pushteti që ka humbur arsyen dhe legjitimitetin.

Tani e tutje cila do të jetë marrëdhënia e PD-së me Kuvendin…?

Kryetari i PD-së Basha i ka parashtruar qartë alternativat. Ose bojkot, ose marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, ose djegie mandatesh./GSH

ma.me

Next Post
Tottenhami fiton derbin ndaj Arsenalit, në ndjekje të Chelsea

Lojtaret e Tottenham po monitorohen prej Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com