• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD Klevis Balliu, ‘leksion’ për demokracinë: Godita 4 herë më vezë!

by Java News
12/04/2018 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Klevis Balliu, deputet i PD-së ishte një prej të përjashtuarve nga seanca e sotme plenare pasi me kolegët e tij demokratë hodhën miell, letra e vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Por për të folur për këtë situatë aspak të zakontë në parlament, Balliu ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24.

Ai tha se ka qëlluar 4 herë me vezë në drejtim të Ramës dhe ministrit Bushati. Sipas tij, veprime të tilla njihen në demokraci dhe kanë ndodhur edhe në vende të tjera.

“Ky është thjesht vazhdimi i irritimit të qytetarëve, që do vazhdojë në rrugë dhe në parlament. Arrestimet politike dhe pa prova të qytetarëve. Për sa kohë kjo qeveri nuk i hap veshët dhe nuk i dëgjon qytetarët do përballet me opozitën në parlament dhe me qytetarët”, tha Balliu.

Ju jeni tek momenti ku qëllohet me miell?

Po, ishin dhe një seri deputetësh të tjerë.

E kishit paramenduar këtë veprim të opozitës?

Nuk do të ketë asnjë mënyrë për të ndaluar rebelimin e qytetarëve. Ne jemi deputetë të PD por përfaqësojmë qytetarët. Për çdo veprim konsultohemi me qytetarët. Ajo lëvizje aty është irritimi i qytetarëve dhe si duhet të sillemi me një qeveri ilegjitime.

Çfarë kishit me vete?

Vezë dhe miell.

Sa herë ke goditur me vezë?

Rreth katër herë, në drejtim të kryeministrit dhe zotit Bushati.

Organizime të tilla njihen në demokraci. Në Itali ka pasur drejt qeverisë së Berlusconit dhe Renzit. Ka pasur dhe në Greqi dhe në Francë. Por nuk ka pasur kurrë goditje të një ministri ndaj opozitës. Janë sende që nuk dëmtojnë njeri. Janë për të shprehur në mënyrë simbolike se çfarë përfaqësojnë ata në qeveri.

Ka pasur parapërgatitje nga ju deputetët?

Ne kishim menduar që qeveria do duhej të përjashtonte Ramën për gjuhën fyese. Dhe bëmë këtë kërkesë. Pasi parlamenti nuk pranoi ta përjashtonte ky ishte reagimi ynë, përgjigjja jonë.

Sot janë përjashtuar tre deputetë të opozitës sepse kanë goditur këtë kryeministër sepse sulmuan me miell dhe me vezë. Por nuk përjashtohet kryeministri që i krahasoi shqiptarët me organin gjenital. Kjo është e papranueshme për deputetët e opozitës sepse përfaqësojnë qytetarët. Ne jemi në mbështetje të tyre.

E kishit vendosur dje?

Ishte diçka që ishte diskutuar.

ma.me

Next Post
Pse femrat tërhiqen nga aventurierët…

Pse femrat tërhiqen nga aventurierët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

February 9, 2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

February 9, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Vendimi i Kushtetueses për padinë e Ramës, analisti: Është antikushtetues, çështja duhet të shkojë në Strasburg

February 9, 2026
Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

February 9, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!

February 9, 2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In