Një lajm i botuar sot në media filste për dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar të cilët kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore, e mes tyre përmendej edhe emri i deputetit demokrat Eduard Halimi. Ky i fundit ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku thekson se ai nuk e ka shfrytëzuar këtë privilegj.
Reagimi i plotë:
Te dashur miq,
Ne media eshte shperndare nje lajm ku permendet emri im si nje nga deputetet qe kam periftuar nga privilegjet e ligjit “Per statusin e deputetit* gjate vitit 2016. Pavarsisht vertetimeve te leshuara nga zyrat e kuvendit mbi kete te drejte ligjore te deputeteve, perfshi dhe mua, cmoj te bej te ditur te verteten se gjate mandatit te kaluar une nuk e kam shfrytezuar kete privilegj. E rendesishme e verteta gjithmone. Ju faleminderit