• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Parlamentit i bleu gruas makinë 147 mijë euro, ja sa kanë shpenzuar për makina deputetët e tjerë

by Java News
31/07/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos vilave, apartamenteve, trojeve dhe të ardhurave nga bizneset, blerja e makinave të reja dominon deklaratat e pasurisë së deputetëve shqiptarë, për vitin 2016. Si burim për justifikimin e vlerës së makinave, ligjvënësit deklarojnë kredi bankare, por edhe kursimet ndër vite.

Referuar deklaratës së pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deputeti i LSI, Agron Çela, vetëm për vitin 2016, rezulton se ka blerë tre makina. Njëra prej tyre, në emër të bashkëshortes, Belma Çela, ka kushtuar 147 mijë euro.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, gjatë vitit 2016, ka blerë një makinë me vlerë 105 mijë euro, teksa ka shitur dy automjete me vlerë 47 mijë euro. Gjithashtu, vajza e deputetit, Aedela Abazi, po gjatë viti 2016, ka blerë një makinë me vlerë 6 mijë euro.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka blerë një automjet me vlerë 85 mijë euro. Si burim, Ndoka deklaron 14 mijë euro kredi, 35 mijë euro hua dhe 33 mijë euro të ardhur nga paga.

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ka blerë gjithashtu një makinë me vlerë 40 mijë euro. Në të njëjtën kohë, edhe vajza e tij, Jona Marashi, ka marrë një kredi 3 mijë dollarë për të blerë një autoveturë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, rezulton se gjatë vitit që kaloi ka blerë një makinë me vlerë 25 mijë euro.

Po ashtu, Gëzim Peza, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, gjatë vitit që kaloi ka blerë një makinë Ford Fokus, me vlerë 6 500 euro.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, gjatë vitit 2016, ka marrë një kredi konsumatore 7 mijë euro për të blerë një automjet.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, rezulton se ka blerë tre makina para viti 2016, me vlerë 7 mijë euro, 4 mijë euro dhe 34 mijë euro.

Ndërsa djali i tij, Arbër Braho, ka në pronësi pesë makina me vlerë: 15 mijë euro, 5 mijë euro, 6 mijë euro, 800 euro dhe 240 000 lekë. Edhe deputetët Majlinda Bregu dhe Flamur Noka kanë marrë nga 30 mijë euro secili kredi për të blerë automjet. /Shqiptarja.com/ma.me

Next Post
“Eco Tirana” merr në shfrytëzim zonën te ish-Parku, debate të ashpra në këshillin bashkiak

Mandati i këshilltares së Bashkisë Tiranë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In