• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i LSI: Nuk futemi në zgjedhje pa opozitën, jemi kolona që mban qeverinë

by Java News
18/04/2017 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi kolona, po mbajmë qeverinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, stabilitetin e vendit”. Kështu e ka quajtur LSI-ne, deputeti i kësaj partie në qarkun e Vlorës Flamur Çelaj .

Gjatë një prononcimi Çelaj tha se LSI nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Më tej ai tha se nëse nuk zgjidhet ngërçi politik LSI do të rishikojë koalicionin me PS-në.

“Unë po artikuloj qëndrimin tonë politik. Midis demokracisë dhe autoritarizmit ne zgjedhim demokracinë. Midis të djathtës dhe të majtës natyrisht ne zgjedhim të majtëm. Pas mbledhjes së kryesisë vendimi është shumë i thjeshtë: Ne në zgjedhje pa opozitën nuk hyjmë. Nëse opozita dhe lidershipi i PS ulen në tavolinë dhe sheshojnë problematikat mes tyre, si hap i parë dhe garantohet hyrje në zgjedhje të lira të ndershme dhe të gjithëpranuara, atëherë edhe elektorati i LSI nuk ka problem të bëjë një koalicion të majtë. Por nëse nuk kemi këto hapa të para, si mund të diskutojmë për koalicionin. Pra nëse nuk zgjidhet çështja mes palëve, ne jemi në qendër, jemi kollona po mbajmë qeverinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, stabilitetin e vendit. Kjo besoj është shumë e dukshme, ndërkohë që ne kemi prirje të majta si forcë politike, por nuk mund të flasim sot për koalicione”,- tha ai.

Deputeti i LSI e quajti krizën politike në vend si dramatike që mund të precipitojë nga momenti në moment.

“Kemi një situatë jo të mirë, madje dramatike që mund të precipitojë dhe përgjegjës për këtë janë lidershipi i dy ekstremeve politike, i krahut të djathtë që lëshon ultimatume nga çadra dhe nuk pranon negociata nëse nuk ka qeveri teknike, por edhe lidershipi i majtë, i cili përgjithësisht në gjithë këto vite ka pasur një arrogancë në mënyrës se si është sjellë dhe ka vepruar. E kemi provuar edhe këtu në Vlorë, si tek rasti i pallatit që u rrëzua me3 eksploziv për të treguar një lloj force, totalisht të panevojshme. Kjo situatë, po t’i bashkosh edhe fatin që Presidenti i Republikës mbaron mandatin, pra republika do jetë në ajër pa institucione, në këtë rast, lidershipi i LSI-së ka luajtur rolin më të mirë të mundshëm duke kërkuar uljen e toneve se politika është arti i të marrit vesh. Ka kërkuar uljen në tavolinë të palëve”,- tha Çela.

c.a

Next Post
Guardiola: Më mungon presioni i La Ligas dhe Bundesliga

Guardiola: Më mungon presioni i La Ligas dhe Bundesliga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In