Deputeti shkodran i PS-së, Namik Kopliku ka deklaruar se PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet e qershorit, raporton “BalkanWeb”.
Pasi LSI kërkoi qeveri besimi për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, Kopliku thotë se Ilir Meta ka tradhtuar elektoratin e majtë të 2013-ës.
“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS por elektoratin e majtë të 2013-ës”, ka thënë Kopliku. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kopliku ka mbajtur këtë qëndrim ndaj aleatit të kryeministrit Edi Rama. Edhe më herët ai ka deklaruar se mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI.
Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota. Para tij, deputeti socialist Vladimir Kosta kërkoi që PS-LSI të hyjnë veçmas në zgjedhje. /b.d










