• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputeti “Kaubojs” kërkon makinë nga konsullata e Milanos por…

by Lorenc Vangjeli
11/01/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti që të gjithë tashmë e njohin si “Kauboj”, Eduart Ndocaj i ka dërguar një letër Konsullatës Shqiptare në Milano, nga ku kërkon vënien në dispozicion të një mjeti, për të vizituar djaloshin që iu nënshtrua transplantit në mëlçi.

Ndocaj vendosi të “provokojë” Konsullatën Shqiptare atje, për të parë se si i kryen shërbimet e saj.

Por përgjigja nga ana e konsulles ishte befasuese. Më poshtë letërkëmbimet mes Ndocajt dhe konsullatës, të bëra publike nga deputeti në Facebook.

POSTIMI I NDOCAJT

Një leksion për Konsullen e Përgjithshme në Milano dhe dijeni për të gjithë selitë diplomatike: Respektoni institucionet e shtetit dhe hirarkinë

Dje, në drejtim të Konsulles së Përgjithshme në Milano, znj. Luljeta Cobanaj i drejtova një kërkesë për të më ofruar një makinë autoveturë bashkë me shofer për të shkuar me vizituar përsëri në spital vogëlushin Kristi Mazen.

Këtë kërkesë e bëra, në përputhje me Kushtetutën dhe të Drejtën Ndërkombëtare (Mbi imunitetet diplomatike).

Sigurisht, këtë kërkesë e bëra jo se në të vërtetë kisha nevojë për makinë apo shofer, sepse shyqyr zotit këto i kam zgjidhur me kohë privatisht, por për tu dhënë një leksion Selive Diplomatike që makinat e shtetit, me targa diplomatike dhe me kostot e taksapaguesve i përdorin për qoka private e për pushime.

Ja kush ishte përgjigja e kërkesës time nga ana e Konsulles së Përgjithshme në Milano:

“I nderuari z. DEPUTET EDUART NDOCAJ duke ju pergezuar per punen tuaj. Ju bëjmë me dije qe Konsullata e Përgjithshme e Shtetit Sqiptar ne Milano Eshte nje organ qe varet drejt per drejt nga Ministria e Puneve te Jashtme.

Si e tille cdo kerkese e juaja dhe e cdo deputeti duhet te na percillet nga MPJ.

Njekohesisht ju bejme me dije qe Konsullata Milano nuk disponon asnje mjet te tipit autoveture per tju vene ne dispozicion.Ju faleminderit per mirekuptimin.

Me respekt

Luljeta Cobanaj

Konsulle Pergjithshme”

Më pas deputeti Kaubojs vazhdon

Së pari, unë nuk kam pse t’ia paraqes kërkesën time MP për të më siguruar një makinë, përderisa Konsullata e Përgjithshme ka një buxhet vjetor autonom dhe ky buxhet përdroret për paga të administratës së brendshme dhe shërbimeve të brendshme, duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve dhe mbrojtjes së interesave së tyre.

Unë, nuk kam pse t’i drejtohem MP me një kërkesë të tillë, unë i drejtohem Konsullatës së Përgjithshme në Milano ( që është institucion) dhe është ajo që duhet të komunikojë me MP në lidhje me një kërkesë të tillë.

Megjithatë, jam i bindur, se me një kërkesë të tillë, autonomia e Konsullatës është e mjaftueshme që nuk është e nevojshme të njoftohet MP, përderisa unë jam Deputet që përfaqësojë sovranin dhe përderisa kam pasaportë diplomatike që më garanton privilegje nga Konferenca e Vjenës në lidhje me imunitetet.

Arsyeja për të cilën e kërkova makinën ishte jo vetëm institucionale në shërbim të shqiptarëve, por edhe humane. Pra, përgjigja e Konsulles jo vetëm që është absurde, por edhe e papranueshme.

Një konsulle e vërtetë do të më ishte përgjigjur për një rast të tillë: “z. Ndocaj do të vij unë më makinën time e së bashku do të shkojmë të vizitojmë vogëlushin Kristi Mazen”.

Argumenti i dytë, se Konsullata nuk disponon një makinë autoveturë nuk është aspak e vërtetë.

Ka një kulturë në shërbimet diplomatike që disponojnë makina protokolli.

Pra, personalitete që përfaqësojnë Shtetin Shqiptar dhe janë më lartë në hierarki, priten me makinat e konsullatës apo selive diplomatike që i venë në dispozicion.

Në këtë rast, edhe nëse Konsullata nuk disponon autoveturë, në shërbim vendoset edhe makina e drejtuesit të Selisë Diplomatike , në këtë rast të Konsullatës.

Është për të ardhur keq se si është katandisur shërbimi ynë diplomatik, por kjo është edhe për fajin tonë, për fajin e deputetëve dhe komisioneve parlamentare që nuk i kemi thirrur asnjëherë në interpelancë Ministrat e Jashtëm të këtyre 25 viteve.

Ne, nuk mund të lejojmë më që shërbimi diplomatik të mos jetë në lartësinë e duhur, të mos jetë në shërbim të shqiptarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Mjaftoi një kërkesë krejt normale e imja për të nxjerrë në shesh problemet themeltare te selive diplomatike, ajo e respektimit të hierarkisë dhe të institucioneve shtetërore.

Bashkë më ketë reagimin timin keni edhe kërkesën time dërguar dje Konsulles së Përgjithshme në Milano.

kaubjosi kerkese

Next Post

Takimi me El Chapon i kushton shtrenjtë, aktori Sean Penn nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

February 11, 2026
Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

February 11, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In