• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i zgjedhur i PD, Xhaferaj vë “shishen” i pari: Do të kërkoj interperlancë në Kuvend me Ramën për Portin e Durrësit

by Java News
26/08/2021 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do të kërkoj interperlancë në Kuvend me Ramën për të bërë transparencë për portin e Durrësit”. Kështu iu përgjigj kreu i PD Durrës dhe njëherësh deputet në Kuvendin e ardhshëm, Ferdinant Xhaferraj pyetjes se çfarë veprimesh konkrete apo nismash ligjore do të ndërmarrë partia më e madhe opozitare për projektin e portit turistik, të prezantuar nga kryeministri Rama pak muaj më parë.

Gjatë një deklarate për shtyp, shumë pranë zyrës së shitjes të hapur pak javë më parë në portin më të madh në vend, Xhaferaj deklaroi se kjo zyrë është dëshmi e grabitjes që mafia e oligarkëve pranë kryeministrit po i bën 160 ha pronë publike.

“Sot, portin 100 vjeçar të Durrësit, Rilindja e ka degraduar në një zyrë të rëndomtë shitjesh, një abuzim i pastër me pronën publike. Që në gjenezë, thelbi i projektit edhe në 3D është ndërtimi dhe shitja e vilave luksoze dhe jo zhvillimi i qytetit në mënyrë të tillë që përfitimet nga porti të ndjehen nga çdo qytetar i Durrësit dhe më gjerë.

Këto zyra që i janë grabitur portit sot, do të shërbejnë si kupola nga ku do të grabiten 160 hektarë tokë publike në shërbim të interesave të ngushta klienteliste. Në mungesë totale transparence, porti po zhvillohet duke u degdisur, pa plan dhe pa projekt, në Porto Romano. Porti 100-vjeçar i Durrësit, nga një aset i mirëfilltë i gjithë qytetit, po kthehet në një zyrë shitjesh apartamentesh luksoze për oligarkët e Ramës”, -deklaroi Xhaferaj.

Në emër të degës lokale të PD, Xhaferaj i bëri apel SPAK që të nisë hetimet për këtë aferë korruptive siç e quajti ai këtë projekt. “PD Durrës nxit institucionet e reja të drejtësisë si edhe prokurorinë për të hetuar dhe vepruar”, -tha Xhaferaj.

Kreu i PD Durrës përjashtoi çdo mundësi që përfaqësues të Partisë Demokratike të jenë përfshirë në këtë projekt./m.j

Next Post
EMRAT /  Identifikohen tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë

EMRAT / Identifikohen tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In