Partia shqiptare në Luginë të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik ka shprehur interesim për futje në koalicion me fituesin e zgjedhjeve në Serbi, listën e përbashkët “Fiton Serbia” e udhëhequr nga partia e kryeministrit Vuçiç, Partia Përparimtare e Serbisë.
“Partia për Veprim Demokratik është e interesuar që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse Aleksandar Vuçiç vendos që të ftojë në koalicionin e gjerë, që e ka paralajmëruar, ne këtë ftesë do ta pranojmë”, ka thënë Fatmir Hasani për mediet serbe.
Hasani është edhe deputeti i vetëm i shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit, transmeton Koha.net
Në atë se a ka marrë ende një ftesë zyrtare për bashkëpunim, Hasani ka thënë se është herët sepse nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve. Kësaj i shtohet edhe dhënia e mandatit për formimin e qeverisë nga presidenti, Tomislav Nikoliç.
(b.an)