Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Shehu, mund të jetë ndoshta deputeti më shik dhe modern i Parlamentit të Shqipërisë. Ai veçse deputet, në të kaluarën ka qenë fotomodel por edhe këngëtar. Në Youtube gjenden ende këngët e tij.
Por këtë javë ai u bë pjesë e mediave për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore që kishte bërë në një postim të tij në Facebook me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Por në profilin e tij në Facebook të bie në sy fakti se ai ka pasur një verë të ngjeshur.
Nuk bëhet fjalë për koncerte ku ai ka qenë i ftuar si këngëtar, por për martesat e shumta që ka marrë pjesë. Në fotot që ka publikuar, deputeti Shehu vihet re nga dasma në dasmë dhe gjithnjë me të njëjtin mbishkrim “të trashigohet”.