• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS: Nuk po presim me ankth LSI-në , zgjedhjet i fitojmë edhe vetëm

by A R
08/01/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Namik Kopliku, deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, një nga deputetët socialist më aktivë dhe më energjikë të Parlamentit Shqiptar, ka analizuar vitin që lamë pas, qoftë në aspektin politik dhe ekonomik të ndërmarrjes së reformave nga ana e qeverisë; marrëdhëniet PS-LSI dhe nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Deputeti Kopliku, në një intervistë për gazetën “Sot”, ndër të tjera, është shprehur se PS nuk e pret pas dritares LSI për vijimin ose jo të bashkëpunimit, ndërsa ka paralajmëruar se PS i fiton edhe e vetme zgjedhjet. Ai ka vlerësuar reformat e qeverisë, duke theksuar se kanë dhënë rezultate. Ndërsa sa i takon largimit të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit nga PS, Kopliku tha se nuk e dëmtojnë këtë forcë politike.

Kemi hyrë në javën e parë të 2017. Si do ta vlerësonit vitin që lamë pas në aspektin politik dhe ekonomik?

Viti që lamë pas, sa i përket qeverisjes së koalicionit tonë të majtë, mund të them se ka qenë i suksesshëm. Reformat e ndërmarra që në fillim të qeverisjes kanë filluar të japin rezultatet e pritshme. Sigurisht që pritshmëria, qoftë nga ana e popullatës por dhe mazhorancës, është akoma edhe më e madhe. Dua të theksoj se ka rezultate që flasin vetë, duke filluar nga rritja ekonomike, e cila në fillim të mandatit ishte më poshtë se 1 për qind, ndërsa tashmë ka kaluar 3 për qind. Ky vlerësim nuk është vetëm sipas institucioneve të pavarura të vendit tonë, por dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat, përveçse konfirmojnë rritjen ekonomike në këto parametra, parashikojnë rritje akoma më të madhe në vitet që vijnë.

Në aspektin ekonomik po ecet në drejtimin e duhur; tashmë ekonomia është e konsoliduar, ka baza, ka dhe rritje edhe të investimeve të huaja në vendin tonë. Sa i takon aspektit politik, do thosha se ka qenë një vit i ngarkuar qoftë në aspektin e reformave që janë ndërmarrë në Parlament, qoftë dhe lëvizjet politike që ka patur brenda kampeve politike. Mendoj se përveç disa acarimeve shpesh herë artificiale nuk ka patur ndonjë ngjarje që të lë në merak për vitin që kaloi, veç faktit që dita e enjte ka degjeneruar në një ditë ku dëgjohen sharlatanizmat nga përfaqësuesit kryesor të opozitës. Ne si mazhorancë jemi përpjekur t’i përgjigjemi lojës politike, e cila jo gjithmonë është në kuadrin e duhur në një vend normal që zhvillohet demokratikisht.

Në 2016 nga PS u larguan dy figura të njohura, Blushi dhe Mimoza Hafizi. Sa e dëmton largimi i tyre PS?

Ky është një diskutim që ndeshet jo vetëm në degën e PS së Shkodrës, pasi zonja Hafizi ishte deputete e PS nga Shkodra, por edhe në rang vendi shpesh bëhet ky diskutim. Unë mendoj se jo vetëm dy figurat që ju përmendet, po asnjë figurë tjetër nuk e dëmton forcën tonë politike. Jam i sigurt që populli shqiptar në qershor të këtij viti, do votojë për dy alternativa: alternativa e parë është kjo mazhorancë, të cilën e drejton PS, ndërsa në krahun tjetër do jetë alternativa e opozitës, që në fakt nuk e kam kuptuar se cila është kjo alternativë. Partia Demokratike shpesh herë del me një program ekonomik të cunguar, me parulla apo me iluzione që do rinovojë ekipin, i cili do konkurrojë.

Një qytetar shqiptar duhet të reflektojë në qershor të 2017 kundrejt mazhorancës që ka një program të caktuar dhe alternativës së opozitës, të cilës i qëndron sërish zoti Berisha. Jam i sigurt se zgjedhjet e qershorit të 2017 nuk kanë të bëjnë shumë me emrat e personave që do jenë në listat e një partie, pasi populli shqiptar do bëjë zgjedhjen ndërmjet vazhdimit të reformave të kësaj qeverisjeje apo eventualisht do zgjedhë alternativën e Sali Berishës dhe një herë në pushtet. Forcat e reja politike që dalin janë vetëm mirë për shoqërinë shqiptare. Për popullin shqiptar rritet numri i alternativave që mund të kënaqin pritshmëritë e tyre për zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare. Sa i përket PS, mendoj se nuk do ketë as humbje dhe as fitore të madhe nga emra të përveçëm që janë apo nuk janë në ekipet që do shkojnë të paraqiten në çdo qark të caktuar për të kërkuar votat në emër të PS.

Ligji për importin e mbetjeve është shoqëruar me shumë kritika. Eduard Shalsi ka kërkuar mendim nga të gjitha palët për rishikimin e ligjit. Ndërkohë, ju jeni një ndër deputetët që e keni votuar. Pse është i rëndësishëm ky ligj?

Shumica e njerëzve që e kundërshtojnë ligjin, nuk e kanë lexuar fare! Ky ligj nuk ka asnjë lidhje as me ligjet e tjera të importit të mbetjeve, pasi ndalon në mënyrë të precizuar me ligj importin për depozitim, importin për djegie; shumicën e rrymave të mbetjeve të riciklueshme të cilat nuk riciklohen nga industria ricikluese shqiptare i ndalon, dhe lejon vetëm ato rryma të mbetjeve të riciklueshme për të cilat ka kapacitet në Shqipëri. Nganjëherë jemi në atë situatën “pula vezën apo veza pulën”. Është e njohur në të gjithë botën se nuk ka vend të pastër pa industri ricikluese. Industria ricikluese duhet të mbijetojë.

Rezultati deri në këtë periudhë ka treguar se industria ricikluese është në vështirësi të jashtëzakonshme për të përmbushur kapacitetet, për të cilat ka investuar. Ka patur dhe sinjale të tendencës qoftë për mbylljen e impianteve të riciklimit apo zhvendosjen e kësaj industrie në vendet fqinje, ku dhe lejohet importi i mbetjeve që janë lëndë e parë. Nëse këto nuk furnizohen me lëndë të parë nga vendi apo importi, këto falimentojnë ose largohen. Nëse falimentojnë apo largohen, ç’vlerë ka nesër nëse ne mbetjet tona i ndajmë në rryma të ndryshme të gatshme për riciklim? Te kush do t’i dërgojmë? Prandaj thashë është si ajo situata “pula vezën apo veza pulën”. Me këtë ligj do të importohen vetëm lëndë të para për industrinë ricikluese. Industria ricikluese, shumë herë më lirë do e merrte këtë lëndë të parë nga vendi, sepse nuk ka as tarifat e transportit, as doganën për këto lëndë që vijnë nga importi. Nëse ne do arrijmë t’i ndajmë mbetjet që në burim dhe nëse do të riciklohen të gjitha mbetjet e Shqipërisë, ju siguroj se më të lumturit do jenë përfaqësuesit e industrisë ricikluese, pasi e marrin shumë më lirë lëndën sesa e marrin nga importi. Nëse ne nuk arrijmë ta furnizojmë industrinë ricikluese me atë sasi që kërkon procesi i tyre teknologjik, ata me të drejtë kërkojnë importimin e disa rrymave mbetjesh.

Ligji është bërë shumë i mirë, për të cilin është pyetur edhe në instancat më të larta europiane, dhe komenti i tyre ka qenë se ligji për kushtet e Shqipërisë është i duhuri, por kanë thënë që të përgatitemi që në të ardhmen të hapet akoma më shumë tregu. Ata thonë “mos u bëni kaq strikt për importin e një lënde të parë për industrinë ricikluese”. Më duket shumë e mirë iniciativa e Shalsit që të bëhen diskutime, që ligji të përmirësohet sa më shumë. Unë ligjin do ta votoja dhe kështu si është, pasi më duket korrekt.

Gjykata Kushtetuese zhbllokoi ligjin e vetingut. Mendoni se do të ketë sukses reforma në drejtësi?

Reforma në drejtësi do ketë sukses ashtu siç do ketë dhe pengesa në të ardhmen. PS, populli shqiptar dhe faktorët ndërkombëtarë e mbështesin zbatimin e reformës. Ata që do mundohen ta pengojnë reformën, nuk ka asnjë shans ta realizojnë. Jam shpresëplotë se reforma në drejtësi do japë rezultate dhe rezultatet e para do jenë të shpejta që në këtë pranverë, qoftë edhe në ngritjen e sistemit të drejtësisë në një nivel të lartë profesional dhe moral të trupës. Kjo reformë është baza e reformimit të të gjithë shoqërisë shqiptare. Paralelisht me sistemin e drejtësisë do të shëndoshet e gjithë shoqëria shqiptare.

Përveç vetingut, PD ka ankimuar në Kushtetuese edhe ligjet për organet e drejtësisë. A i trembet opozita reformës në drejtësi? A duhet të rihapet çështja e 21 Janarit dhe Gërdecit?

Janë ankesa të vazhdueshme të PD që vijnë për të bllokuar reformën. Nuk ka asnjë shans që të ketë sukses nga ana e tyre. Këto çështje do të hapen jo se e thotë një deputet apo instanca të caktuara, por se e kërkon populli shqiptar. Nëse mbyllim kapituj të errët apo të dyshimtë nuk ka shans që të emancipohet apo demokratizohet siç duhet shoqëria shqiptare. Nuk ka forcë politike që të mund të pengojë hapjen e këtyre çështjeve.

Teksa kryeministri Rama është shprehur hapur pro vijimit të bashkëpunimit me LSI, kjo e fundit ka hezituar të japë një përgjigje. Si i shihni qëndrimet e LSI dhe a ka ardhur momenti që të japë një përgjigje?

Nuk ka ardhur ende koha për krijimin e koalicioneve. Jam i sigurt se në PS nuk po qëndron kush pas dritares për të parë po vjen apo ajo LSI! Ne e kemi shprehur dhe jemi besimplotë, se i fitojmë zgjedhjet edhe vetëm. Po ashtu jemi të gatshëm të jemi në aleancë me LSI, e cila ka qenë bashkautore e qeverisjes në këto katër vite. Ka edhe ajo meritat në gjithë këtë mandat të parë qeverisës. Mendoj se është e drejtë e saj të bëjë llogaritë, nëse do jetë apo jo në koalicion me ne. Ka dhe nga ato zëra brenda LSI kur bëjnë nga ato fushatat e ashpra për kryetar partie, që pretendojnë se do jenë forcë e parë në vend. Në këtë aspekt, ata kanë të drejtën e tyre të masin pulsin për të parë se kush është më me efekt të dobishëm elektoral për ta, qoftë në koalicion apo dalja vetëm, qoftë në koalicion në këtë fazë apo në një moment tjetër në muajt që vijnë. Askush nuk e ka me ngut që të shpallet që tani koalicioni.

Disa eksponentë të LSI kanë hedhur idenë që kryeministri i ardhshëm të jetë i kësaj force politike. Si i shihni këto qëndrime?

Këta eksponentë kanë qenë në luftë të hapur për të qenë kryetar partie për LSI, dhe kanë menduar se po marrin më shumë vota se z.Meta, duke bërë deklarata të tilla. Vetë populli shqiptar do e vendosë se kush do jetë kampi që do fitojë zgjedhjet, kush do jetë partia e parë dhe rrjedhimisht kush do jetë kryeministri.

Pjesë e koalicionit të qeverisë është bërë dhe PDIU. Si e shihni afrimin e tyre në PS?

Afrimi i PDIU ka xhelozuar çdo parti brenda koalicionit, madje dhe vetë socialistët. Janë xhelozi që gjithkush i pranon, se kjo është politika. Kjo parti ka një kauzë të caktuar. Për kauzën që ka, PDIU nuk orientohet as djathtas dhe as majtas. Për arritjen e kauzës së tyre janë të interesuar të jenë në qeverisje. Çështjen çame e mbështet çdo forcë politike dhe populli shqiptar.

Ben Blushi propozoi që në Parlament të jenë 100 deputetë, nga 140. E mbështesni propozimin e tij?

Unë nuk e mbështes. Deputetët nuk janë për të shkuar vetëm ditën e enjte në sallë dhe me kaq mbyllet roli i tyre. Deputeti në detyrën e tij ka shumë ngarkesë. Moria e ligjeve që vijnë në komisione për t’u shqyrtuar, i merr kohë deputetit. Deputetët kanë mjaft se çfarë bëjnë. Nëse e mendojmë deputetin si i plotfuqishëm që shkon në qarkun përkatës për t’u marrë dhe me punët e administratës shtetërore, se kush do vihet drejtor se kush do punësohet, në këtë rast nuk kanë çfarë duhen as 140 dhe as 100. Roli i deputetit është roli i një ligjvënësi që përgatit ligjet; duhet të jetë pranë grupeve të popullatës për të parë nga afër problemet e një bashkësie; të shohë mënyrën se si mund të zgjidhet me instancat shtetërore. Rëndësi ka që deputetët të fokusohen në punën e tyre, nëse nuk e bëjnë, shumë janë dhe 100.

Next Post
ISIS pranon autorësinë e masakrës në Bagdad   

Tronditet Bagdadi, 12 të vdekur pas një sulmi kamikaz në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In