Xhavit Haliti, një nga deputetët më veteranë të Kosovës dhe pjesëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka paraqitur një dokument, ku i kërkon Kuvendit të Kosovës që të miratojë një deklaratë ku të konfirmojë rëndësisnë e aleancës me SHBA-në dhe Perëndimin.
Në një shkresë dërguar kryepalamentarit të Kosovës, Glauk Kunjovça, deputeti Xhavit Haliti thekson se “Duke e vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur për perspektivën perëndimore, nxitjen e procesit të integrimit evro-atlantik dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, partneritetin strategjik, si dhe marrëdhëniet dypalëshe, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, kërkoj nga të gjithë ju deputetë që të miratojë Deklaratën për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tekstin e së cilës e keni pranuar.
Deklaratë për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Përderisa Evropa po përballet edhe një herë me forca që po e kërcënojnë stabilitetin e rajonit, ne shfrytëzojmë rastin për të shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen tonë për rolin thelbësor që Shtetet e Bashkuara luajnë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalimin e tij prej 14 pikash, Presidenti i SHBA-ve, Wilson përcaktoi një udhërrëfyes për paqen botërore – vetëvendosje për pakicat e shtypura, heqjen e barrierave ekonomike dhe krijimin e një organizate botërore që do të siguronte një sistem sigurie kolektive për të gjitha kombet.
Këto parime tingëllojnë të vërteta edhe sot, ashtu siç kishin tingëlluar më shumë se 100 vjet më parë.
Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre parimeve thelbësore, ka çuar në një Kosovë dhe Ballkan Perëndimor të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begatë. Kjo demonstrohet nga: Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për NATO-n, e cila ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e mbrojtjes kolektive dhe frenimin e kërcënimeve të mundshme.
Mbështetja e vazhdueshme dhe e vendosur e Shteteve të Bashkuara për perspektivën perëndimore, nxitjen e procesit të integrimit evro-atlantik dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian për të mbështetur marrëdhëniet, mirëkuptimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Partneriteti strategjik dhe marrëdhëniet dypalëshe të Shteteve të Bashkuara me vendet e rajonit, promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës nga Shtetet e Bashkuara ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e tranzicioneve demokratike në Ballkanin Perëndimor, Evropën Qendrore dhe Lindore, duke ofruar ndihmë të vlefshme në ndërtimin e institucioneve demokratike, promovimin e shoqërisë civile dhe medias së lirë e të pavarur.
Angazhimi i Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e paqes në Evropë ka qenë i lavdërueshëm. Nga ndërmjetësimi i marrëveshjeve të paqes në Ballkan e deri te kontributi në përpjekjet për luftimin e terrorizmit dhe adresimin e sfidave rajonale, SHBA-ja ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për stabilitet dhe pajtim në rajon.
Gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të punuar së bashku me partnerët evropianë ka qenë e paçmueshme në nxitjen e paqes dhe sigurisë.
Ndihma e Shteteve të Bashkuara ka qenë e konsiderueshme edhe për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe investimeve amerikane në vendet e rajonit.
Ne shprehim vlerësimin tonë më të sinqertë për rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Udhëheqja, mbështetja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara kanë qenë thelbësore në formësimin e historisë së rajonit dhe promovimin e paqes, prosperitetit dhe demokracisë.
Angazhimi i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor vlerësohet shumë dhe shërben si një testament i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona.
Pse ngrihen në karrierë ambasadorët e SHBA në Shqipëri?!











