• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PDIU i përgjigjet LSI: Kërkoni të jeni edhe në qeveri, edhe në opozitë

by A R
15/01/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet tensioni mes dy partive në koalicionin e majtë, LSI dhe PDIU. Deputetët e Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë sulmuar së fundmi LSI nëpërmjet disa deklaratave. Tensionin në fakt e ka shkaktuar ministri i LSI, Ylli Manjani i cili në intervistë televizive shprehu mosdakordësinë që partia çame të vijojë të qëndrojë në koalicionin e majtë. Manjani tha se PDIU u votua si parti e djathtë, ndërsa shtoi se PS i fitoi zgjedhjet me Ben Blushin dhe deputetë të tjerë. Kjo deklaratë e Manjanit ka tensionuar deputetët çam, të cilët i kujtojnë LSI-së aleancën me PD më parë.

Në një prononcim për gazetën SOT, deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, thotë se PDIU bën koalicion me atë parti që e konsideron kauzën e tyre, Çështjen Çame. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë koalicion edhe me parti të djathta, edhe me të majta. “LSI ka dalë gjithandej, me PD, me PS. Gjithmonë ka vepruar në këtë mënyrë. Nuk i bëmë ndonjërit as puç dhe asgjë tjetër. Ne mbrojmë një kauzë dhe për këtë duam zgjidhje. Kurse LSI dihet, ka bashkëqeverisur edhe me PD, edhe me PS”, u shpreh deputeti Rakipi. Në vijim, deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se lëvizjet e partisë ku bën pjesë janë të justifikuara dhe kufizohen nga çështja çame. Ai shprehet i kënaqur me kryeministrin, Edi Rama sa i përket ngritjes së çështjes së tyre.

“Ne kemi një kauzë tonën dhe kauzën tonë kryeministri Edi Rama apo ministri i vetë i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka përkrahur. Në bëjmë bashkëpunim në drejtim të kauzës tonë. Rama dhe Bushati e ka ngritur çështjen tonë. Ne nuk i bëjmë gjërat fshehtas, siç bën Meta, nxjerr njërin apo tjetrin që të flas”, u shpreh në vijim deputeti çam.

Ai shtoi se Meta, edhe duke qenë në mazhorancë sillet në disa raste si opozitar.

“Një koleg i joni e ka thënë; edhe në qeveri qëndron, edhe shan qeverinë; do të jetë edhe në mazhorancë, edhe në opozitë”, u shpreh deputeti i PDIU.

Next Post
Librazhd/ I dehuri shkakton aksident me dy të plagosur, arrestohet nga policia

Aksidenti me një të vdekur, prangoset gruaja e biznesmenit të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In