Familjarët e fëmijës që humbi jetën në Divjakë përgënjeshtrojnë deputetin e PD përmes një postimi ku falenderojnë të gjithë personat që iu gjendën pranë në një moment kaq të vështirë. Sipas tyre shërbimi mjekësor i dha ndihmë të menjëhershm. Sakaq kanë komentuar edhe qendrimin e deputetit të Partisë Demokratike Myslim Murrizi duke iu përgjigjur: “Mos na e rëndo dhimbjen, mos shfrytezo vdekjen për qëllime politike”. /ma.me












