• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD: Rama do më mbyllë gojën duke më akuzuar për evazion fiskal

by Java News
08/01/2018 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thotë se Rama kërkon të godasë PD-në me reformën në drejtësi.

“Rreziku është që nga një gjyqësor i korruptuar, por i pavarur të kalojmë një gjyqësor të korruptuar dhe të varur nga qeveria. Do ta shikojmë, ka shumë mundësi që Rama të përdorë drejtësinë për të sulmuar PD-në. PD është e hapur për çdo hetim, por po nuk u dënua edhe kupola socialiste nuk do ketë kurrë drejtësi”, thotë ai në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

Shehaj shprehet se Rama mund t’i mbyllë gojën atij, me akuzat për evazion fiskal.

“Absolutisht po. Asgjë nuk e ndalon Ramën të kërkojë të më mbylli gojën duke më akuzuar për evazion fiskal për shembull, apo ndonjë akuzë tjetër që mund të gatuajë. I ka të gjitha nën kontroll nga inspektorët, te shumica parlamentare për të më hequr imunitetin, te kryeprokurorja për të më hetuar dhe gjykatësit për të më dënuar. Prandaj ndarja e pushteteve është elementi themelor i demokracive liberale”, shprehet ai.

I pyetur për debatet e tij në Komisionin e Ekonomisë me Erjon Braçen, Shehaj shprehet:

“Me Braçen dhe politikanët si Braçe më ndajnë idealet dhe puna. Braçe nuk ka punuar ndershmërisht një ditë të vetme në jetën e vet, unë kam filluar punë që 14 vjeç dhe arrita të krijoja kompaninë private me të madhe në Shqipëri, mbi 3000 të punësuar. ‘Ujqërit’, të mëdhenj dhe të vegjël si Braçe e mbajnë peng Shqipërinë, mbajnë larg investitorët dhe janë arsyeja kryesore pse shqiptarët ikin. Pas 27 vitesh do më vinte turp të vazhdoja në politikë, por për disa turpi nuk është arsye për t’u larguar nga politika”.  

Deputeti i Bashës sulmon edhe ndërkombëtarët, duke thënë se atyre iu intereson stabiliteti, jo e drejta.

Për këtë arsye, sipas tij, Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët:

“Nuk flas dot për qëndrimin e ndërkombëtarëve, ata sigurisht kanë një vizion më të gjerë. Por po t’i pyesësh cili është prioriteti midis interesit të Shqipërisë dhe të vendit që ata përfaqësojnë, nuk kam dyshim se do ju thonë që ata janë këtu për të ndjekur interesin e vendeve të tyre në radhë të parë. Unë kam besim dhe jam i bindur që ata njëkohësisht punojnë për të mirën e shqiptarëve, por në disa raste për ta mund të ketë përparësi nevoja për stabilitet në Shqipëri.

Personalisht kam shumë besim te ndërkombëtarët dhe si shqiptar jam shumë mirënjohës për çfarë bëjnë, por nuk mund të presim me shumë se ç’duhet nga ndërkombëtarët. Ata mund të na ndihmojnë, por vetëm shqiptarët mund ta bëjnë Shqipërinë”.

“Për këdo që do një jetë më të mirë, është më e thjeshtë të ikësh në Gjermani se sa të luftosh me Braçen, Ballën apo Tahirin. Në fakt, vetëm nëse personazhe të tillë, jo vetëm do të lënë pushtetin, por do të zhdukeshin nga politika, shqiptarët mund të fillojnë të ndërtojnë një shoqëri më të mire”, e mbyll intervistën e tij Shehaj

Next Post
SHBA, dy persona fitojnë 1 miliard dollarë në llotari

SHBA, dy persona fitojnë 1 miliard dollarë në llotari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In