Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka zgjedhur të ironizojë në mënyrë origjinale qeverinë Rama, pas vendimit të Komisionit Europian për të ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.
Me një shalqi në duar, Korreshi u paraqit sot në hyrje të Kuvendit. Prej shalqirit më pas nxori një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po i a nxin fytyrën Shqipërisë.
“Simboli që ju ka lënë dhuratë IPARD 3 të gjithë shqiptarëve. Sepse kjo qeveri hajdute (ishallah s’ka ardhur ajo ministrja sot, se kush vjen e zëvendëson në behar) nuk i meriton votat e këtyre njerëzve (as atyre që ua vodhi, e as atyre që ua dhanë me dëshirë) se përditë e më keq po na nxjerr botën kudo që ne përfaqësohemi”, tha Korreshi për mediat.
/f.stafa