• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD: Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar. Bllokimi Parlamentit me karrige…!

by Java News
21/11/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se kolegët e tij që bllokojnë punimet e Parlamentit nuk e bëjnë këtë për të protestuar ndaj shkeljes së të drejtave të opozitës, por për arsye të tjera.

“Unë dhe Partia Demokratike distancohemi nga aktet e dhunës dhe nga bojkoti. Historiku i PD-së ka treguar që dhuna dhe bojkoti e kanë çuar mbrapa këtë parti. Interesant është fakti që në komisionet “online” morën pjesë ata deputetë që i bllokuan punimet e Parlamentit duke ndezur flakadanë. Kjo tregon që ata individë kanë arsye të tjera për bllokimin e Parlamentit”, u shpreh Agalliu.

“Në 30 vite nuk kishte ndodhur që për buxhetin të flitej vetëm 5 minuta. Nuk e di pse na bllokojnë neve për të folur sepse në këtë aksion ata që kanë humbur kanë qenë deputetët e tjerë të opozitës dhe qytetarët, pasi mazhoranca, me tym apo pa tym, ka vazhduar rrugën e saj.

Bllokimi i Parlamentit me karrige bëhet për interesa personale. Pse po e bëjnë pikërisht tani që drejtësia po i thërret një e nga një, qoftë majtas e qoftë djathtas?”, shtoi më tej Agalliu.

Deputeti nënvizoi më tej se këtë opozitë shqiptarët nuk e duan.

“Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar. Këtë e them për këdo, majtas e djathtas. Me riorganizimin e partisë, që mbyllet në dhjetor, vijojmë me betejën tonë, në mënyrën tonë, pa dhunë e bojkot, por diskutime brenda institucioneve”, theksoi Arbi Agalliu./m.j

Next Post
Flakadanët gjatë seancës, BKH këqyr nga afër dëmet në sallën e Kuvendit

Tensionet në Kuvend, reagon Ambasada Britanike: Shumica dhe opozita të bashkëpunojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com