Ervin Salianji i konsideron reagime të të papunëve sulmet ndaj reformës zgjedhore që po kërkohet nga demokratët. E papunë rezulton edhe Jozefina Topalli, e cila mendon që Lulzim Basha me këto propozime po tradhëton demokratët.
Këto deklarata janë bërë në emisionin e Enkel Demit “Mirëmëngjes Shqipëri” të Televizionit Shqiptar.
Salianji e sheh zgjidhjen krizës së besimit tek zgjedhjet në votimin dhe numërimin elektronik me filtra të shumtë që garantojnë sigurinë dhe mungesën e ndotjes së sistemit nga piratët.
Ai vetë personalisht shprehet kundër propozimit të Lulzim Bashës për sistem zgjedhor mazhoritar të pastër. Por, shton se edhe kryetari demokrat vetëm sa ka hapur debatin për sistemin më përfaqësues për shqiptarët.
Kjo do të thotë që ende nuk ka propozim zyrtar të opozitës për sistemin mazhoritar, i cili nga shumë komentatorë konsiderohet vetëvrasës për Partinë Demokratike. /b.d