• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD: Kam mbështetur përmbajtjen e fjalimit të Ramës në KiE, por ishte në vendin e gabuar

by A R
13/10/2022 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti  Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka folur në  një intervistë të shkrutër për Vizion Plus, për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithsshme të Këshillit të Europës në lidhje me rrëzimin e rezolutës së Dick Martit për Kosovën dhe miratimin e një të reje.

Deputeti Çollaku shprehu mbështetjen e tij për fjalimin e Kryeministrit dhe tha se çdo gjë që Rama tha  në atë  fjalim është e vërtetë por ishte në vendin e gabuar dhe në mënyrën më të shëmtuar.

Roland ZIli: Cili është qëndrimi juaj në raport me fjalimin e  kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës?

Kreshnik Çollaku: Fjalimi, fjalët, unë e kam mbështetur përmbatjtjen e fjalës e tekstin por ajo ishte fjala e duhur në vendin e gabuar dhe në mënyrën më të shëmtuar. Në rast se teksti i Ramës do të ishte mbajtur përpara një audience universitare, historianësh, analistësh, do të ishte teksi i duhur sepse në fakt ato janë të gjitha të vërteta por mënyra me të cilën Rama performoi ishte minimalisht një peformim totalisht difektoz, arrogant, agresiv në mënyrë të paktueshme. Dhe unë dyshoj që produkti i asaj që Rama bëri, të kishte patur synim qëndrimin e deklaruar.

 Ishte një operacion makro-propagandistik dhe u duk se Rama donte dy gjëra të arrinte: E para të bënte një lavazh patriotik të vetes dhe sigurisht i dha një mbrojtje besnike një figurie me të cilin është në marrëdhënie shumë të afërt e miqësore  siç është ish-Presidenti Thaci e drejtues të tjerë të UÇK-së. Qëndrimin karshi të akuzuarve në Hagë, ne e kemi mbështetur, e kemi votuar të gjithë rezolutën që donin të rrëzonin akuzat e neveritshme të Martit por, çfarë po ju them unë, tërheqja në këtë debat që Dick Marti tha, se sa të padrejta janë akuzat, sa e padrejtë është mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në Hagë nuk ka të bëjë fare me performancën e Ramës.

Roland Zili: Pra ju thoni që fjalimi i Ramës dëmtoi më shumë se sa ndreqi punë? Sa shanse ka realisht Shëqipëria pavarësisht fjalimit të Ramës, që ta përmbysë rezolutën e 11 viteve më parë dhe të miratojnë një rezolutë tjetër që të hedhë poshtë atë të Dick Marit, që në fakt ka rënë sepse nuk janë vërtetuar akuzat?

Kreshnik Çollaku: Ka shanse shumë të vogla, pavarësisht se sa e ndiejmë ne ngjarjen. Do  t’ia vlente përpjekja por mendoj që shanset janë edhe më të ulëta pas performancës së Ramës mbrëmë.

Duhet konsensus. Të gjithë ata njerëzit me të cilët u përball Rama, janë të gjithë njerëzit që do të votonin për një rezolutë të re. Por çfarë kuptimi ka që ti bën atë fjalim të shkruar mirë por shkon konfliktohesh me ata që janë vendimarrësit, me ata që do e votojnë? E dyta, e dëmton në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kosovën, Kosova ka sfida të tjera të ditës së sotme. Kosova ka bërë një aplikim për tu pranuar si anëtare e KE dhe është një ndër sfidat më të jashtëzakonshme në situatën e marrëdhënieve ndërkombëtare , një suskes i jashtëzakonshëm.

E kjo vendimarrje është me votë në KE. Kosova ka muaj që lobon e punon për këtë, dhe është antiproduktive që të bësh një fjalim kaq të bukur patriotik por me zero efekt e sidomos duke stimuluar në sallë kundërshti të natyrës personale, i bën një dëm Kosovës. Çfarë sensi ka që Rama shkon performon si mega-patriot e provokon të gjithë këto vende si Spanja, Rumania apo Greqia që të paktën të mos e pengojnë Kosovën. Nëse Kosova do të dështojë këtë radhë patjetër një pjesë e këtij dështimi është në faturën e Edi Ramës e perfomancës së mbremshme.

/a.r

Next Post
Nisma ligjore e PS për ‘Dosjet’, Balla: Kemi të dhëna të reja shtesë për spiunin Ilir Meta

Raporti i Martit / Balla ngre pyetjen: Berisha dhe Meta votuan PRO. Pse janë hedhur në sulm tani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

January 30, 2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In