• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD denoncoi pagesën 926 mijë euro për siguracionet e udhëtimit, reagon MEPJ: Ja e vërteta

by Java News
20/04/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Europen e Punët e Jashtme ka reaguar pas denoncimit që bëri në rrjetet sociale, deputeti i PD, Lefter Gështenja i cili tha se qeveria do shpenzojë 926 mijë euro vetëm për të paguar siguracione udhëtimi për punonjësit e ministrisë së Jashtme deri në fund të këtij viti, teksa e quajti këtë një procedurë luksi.

Në sqarimin për mediat, MEPJ thotë se ministria “nuk ka prokuruar “siguracion udhëtimi” por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve”.

SQARIM I MEPJ PËR OPINIONIN PUBLIK

Jemi njohur sot me një deklaratë publike të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Lefter Gështenja, përmes së cilës ai akuzon MEPJ se, përmes “procedurave të luksit” po shpenzon për “siguracion udhëtimi” për diplomatët e Shërbimit të Jashtëm që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit. Dëshirojmë të informojmë z. Gështenja që siç shkruhet e zezë mbi të bardhë në dokumentin e publikuar prej tij, por që ai mesa duket nuk di ta lexojë, MEPJ nuk ka prokuruar “siguracion udhëtimi” por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve.

Dëshirojmë po ashtu të informojmë z. Gështenja, që udhëtimet dhe qëndrimi jashtë vendit janë një pjesë thelbësore e punës së çdo diplomati të Shërbimit të Jashtëm. Është kjo arsyeja përse ky Shërbim quhet i Jashtëm dhe përse kjo Ministri quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Mbulimi i sigurimeve shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe jetës të diplomatëve kur ata shërbejnë jashtë vendit apo udhëtojnë për arsye pune, është një detyrim ligjor i MEPJ. Ky mbulim, në përputhje me ligjin, aplikohet prej dekadash dhe nuk është një praktikë e aplikuar për herë të parë gjatë vitit 2021. Duhet theksuar po ashtu që edhe fondi i alokuar nga MEPJ për këtë procedurë prokurimi është i njëjtë me fondin e alokuar gjatë viteve të fundit dhe i parashikuar në Ligjin për Buxhetin e Shtetit.

Ligji nga ana tjetër, nuk parashikon askund mbulimin me “siguracion udhëtimi”, çka është edhe arsyeja përse MEPJ nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për një shpenzim të tillë. Të akuzosh MPEJ përse paguan sigurimet e shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës, të diplomatëve të Shërbimit të Jashtëm shqiptar është po aq e pakuptimtë sa të akuzosh MEPJ përse paguan qiratë e zyrave e të banesave të diplomatëve që përfaqësojnë Shqipërinë nëpër botë. Ne besojmë që është e pajustifikueshme, për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë që të lëshojë akuza të tilla të pabaza, në një kohë që ka akses tek i gjithë informacioni i nevojshëm për të kuptuar sesi qëndron realisht situata./m.j

Next Post
Kirurgu britanik: Putini ka aq operacione plastike sa një modele Instagrami

Vladimir Putin i ndalon vajzës të fluturojë jashtë vendit për 37-vjetorin e saj të lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

January 24, 2026
Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In