TIRANE– Pas thirrjes së kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, për të mos paguar tarifën në rrugën e Kombit, një tjetër deputet i opozitës i është drejtuar qytatarëve. Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike, shprehet se asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë tarifën e vendosur tek “Rruga e Kombit” duke pasuruar në këtë mënyrë oligarkët.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkohen qytetarëve kuksianë në protesta të mëdha “kundër hajdutëve në pushtet”.
“Asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë Rrugën e Kombit për të pasuruar oligarkët, prandaj i gjithë Populli Shqiptarë duhet t’i bashkohet qytetarëve kuksianë në protesta madhështore kundër hajdutëve në pushtet”, shkruan deputeti Agron Shehaj.
a.ç