• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputeti i Alternativës: Është tragjike që opozita s’vjen në dialog

by Java News
28/12/2018 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është tragjike që nuk është e gjithë opozita në dialogun me Serbinë.Para se të fliste për dialogun dhe ekipin negociator Deda ka ngushëlluar familjen e policit Izet Demaj, i cili u vra sot në Istog pas një përleshje të armatosur me një plaçkitës të bankës, që gjithashtu mbeti i vrarë me këtë rast.Dedaj ka thënë se Demaj është një hero, e ka uruar që një gjë e tillë të mos ndodhë më, derisa ka kërkuar edhe përkujdesje për familjen e policit.“U prehtë në paqe polici i rënë në detyrë sot. Ai është një hero, e ka kryer punën e tij sot. Shpresoj që të jetë e fundit një vdekje e tillë, me këtë shoqërinë tonë që është bërë e stër kriminalizuar. Bëj thirrje që të krijohet një rregullore për policët e rënë në detyrë. Duhet të ketë edhe sistem për mbrojtjen e familjes së tij”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se të gjithë partitë politike janë fajtore që Thaçi është imponuar nga ndërkombëtarët për udhëheqjen e dialogut, derisa ka thënë se është tragjike që nuk është opozita pjesë e delegacionit për dialog me Serbinë.“Më vjen keq, dhe është tragjike që nuk është gjithë opozita në këtë dialog. Shumica e partive politike në vendin e Kosovës, më shumë kanë dëshirë të bëjnë politikë ditore se t’i thirrin mendjes për shtetësinë e këtij vendi. Duket sikur nuk po e dimë se shtetësia e Kosovës është e cenuar dhe me këtë luftë të brendshme për pushtet, do ta marrim republikën e Kosovës dhe popullin tonë”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se Thaçi është imponuar pasi partitë kanë dështuar të japin një alternativë për dialogun.“Gjatë gjithë vitit e kemi vënë në dyshim rolin e Thaçit në dialog, pasi nuk ka mandat. Kur PSD-ja vendosi që të zhbllokojë këtë dhe është parë një imponim që Thaçi duhet të flasë në emër të Kosovës.

Më s’kemi çka të diskutojmë, por s’kemi marrë asnjë vendim, e strategjikisht kemi bërë një gabim të madh. Duhet të shohim në janar, më duket se vjen Ligji për delegacionin shtetëror, e mandaton këtë delegacion që të negociojë dhe do ta ketë të drejtën me ligj për të folur në emër të Kosovës”, ka thënë Deda.Ai thotë se sot më shumë se kurrë Kosovës i mungojnë mendje si Fehmi Agani, i cili e ndihmoi politikën e konsensusit brenda shqiptar.

Ai thotë se fundi i 2018 e zë politikën vendore në një paradoks.

“Për mua është dëshpëruese që fundi i 2018 na zë brendshëm politikisht në një paradoks. Sepse deri më 2017 PDK-ja ka refuzuar dialogun, e sot një pjesë e opozitës është refuzuese. Të gjithë duhet të kuptojmë mesazhin që na ka ardhur prej Ëashingtonit. Politika e Kosovës ka refuzuar që të prodhojë një kornizë se si do ta udhëheqim me dialogun. E kemi ditë të gjithë se Thaçi ka me u imponuar nëse s’kemi rezolutë, e ndërkombëtarët kanë kërkuar që të jemi të unifikuar për të mbyllur shtetësinë e Kosovës. Tash na kanë imponuar Thaçin, diçka të cilën të gjithë e kanë ditë, e përgjegjësinë do ta bartin të gjithë. Dihet se në një proces të tillë nëse s’ka kohezion të brendshëm politik atëherë dëmtohet shteti”, ka thënë Deda.

 

Deda ka komentuar edhe refuzimin e LDK-së dhe VV-së për takim me ambasadorët e vendit të Quintit.“E marrin vesh më vonë, ose le t’i pyesin ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare që i kanë brenda partive të tyre se çfarë do të thotë që mos t’u shkosh në takim përfaqësueseve të miqve nga pesë vendet e Quintit”, ka thënë Deda.

Deda ka thënë tutje se nuk është optimist për kualitetin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Ka thënë se letrat, fillimisht e Federica Mogherinit, e sidomos ajo e presidentit amerikan Donald Trump, e kornizuan një marrëveshje.

“Nëse e shihni, në letrën e Trumpit drejtuar Kosovës thuhet se mos arritja e marrëveshjes do të ishte tragjike, ndërsa Serbisë i thuhet se do të ishte zhgënjyese për Serbinë. Kjo tregon në njëfarë mënyre pafuqinë tonë”, ka thënë Deda.

Deda tha se ka biseduar me Shpend Ahmetin, i cili është bashkëkryesues me Fatmir Limajn në bisedimet me Serbinë. Thotë se i ka thënë se më 8 janar të shkojnë me një letër me parimet në Bruksel.“Me zor s’mundesh askënd me shti me fol për ndonjë temë në Bruksel. Por, pas këtyre diskutimeve, duhet të bëhen disa pika kornizë se cilat janë vijat e kuqe, e cilat janë parimet e panegociueshme.

Këtë letër më pastaj t’ia dërgojmë Federica Mogerinit për t’i treguar se edhe ne jemi të përkushtuar që kjo temë të përfundojë”, tha Deda.Deda tha se megjithatë, në Kosovë, janë marrë shumë me Serbinë.“Duhet të merremi me aktualitetin e jetës së përditshme, mjaft jemi marrë me Serbinë. Këtë kohë më së lehti është të merresh me Serbinë”, tha deputeti i Alternativës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Restaurohet Kisha e Shën Thanasit në Sarandë, gati për vizitorët

VIDEO/ Restaurohet Kisha e Shën Thanasit në Sarandë, gati për vizitorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

January 14, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

January 14, 2026
Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In