Deputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis i ka shkruar një letër Komisionit Europian për deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Deputeti grek që vjen nga partia e ish-kryeministrit Andonis Samaras, kërkon nga Brukseli që të ‘dënojë’ shefin e qeverisë shqiptare sa i përket deklaratave për ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe për marrëveshjen detare me Greqinë.
Në letrën e tij, ai shkruan se Shqipëria mohon të drejtat sovrane të Greqisë mbi sovranitetin territorial. Manolis shkruan se kjo lëvizje e Shqipërisë rrezikon stabilitetin rajonal dhe si dhe ndikon në prespektivën e vendit drejt BE-së.
Deputeti i Demokracisë së Re ka dhe tre pyetje për Komisionin Europian:
1. A jeni në dijeni deklaratave të Ramës për ‘Shqipërinë e Madhe’?
2. Këto deklarata e qëndrime të kryeminsitrit shqiptar a kontribuojnë stablitetin rajonal?
3. Si është prespektiva evropiane e Shqipërisë, a kanë ndikim këto deklarata?









