• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti gjerman takon Ruçin: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë!

by Java News
24/05/2018 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u takua me deputetin e Bundestagut gjerman  Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikave europiane.

Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit  Ruçi falenderoi deputetin Hahn për mbështetjen e qeverisë dhe Bundestagut të Gjermanisë, posaçërisht Kancerales Merkel për Shqipërinë dhe progresin e vendit tonë drejt integrimit europian.

“Ne i jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel për vizionin e saj largpamës dhe mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe si nismëtare e Procesit të Berlinit.

Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin qershor ishte një vlerësim për arritjet e Shqipërisë në plotësimin e pesë prioriteteve si edhe standarteve të tjera të integrimit europian.

Ky vendim u mirëprit nga qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë nga populli shqiptar.

Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë e mirepresin vendimin për çeljen e negociatave në qershor dhe e vlerësojnë këtë si një shtysë për të rritur përgjegjësinë dhe angazhimin për hapat tona të mëtejshëm të përmbushjes së kritereve për të qenë anëtarë të denjë të familjes europiane”,  nënvizoi Ruçi.

Deputeti Hahn nënvizoi se vendimi për çeljen e negociatave në mbledhjen e qershorit të Këshillit Europian, i shoqëruar nga kushte të qarta, është vendimi i duhur që duhet të merret për Shqipërinë.

“Kjo do të lehtësonte punën dhe përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për integrimin europian dhe progresin e vendit.

Kjo do të ndihmojë që populli shqiptar të marrë një sinjal të qartë pozitiv për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Për këtë ne synojmë të kemi edhe mbështetjen e popullit gjerman dhe të popujve të tjerë europianë. Ky është vlerësimi im dhe i grupimit politik që përfaqësoj për çeljen e negociatave më Shqipërinë”, nënvizoi Hahn.

a.ç

Next Post
Bankierët vendosin kufirin: Ja kur quhesh i pasur i klasit të parë

Bankierët vendosin kufirin: Ja kur quhesh i pasur i klasit të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In