• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti gjerman: Serbia duhet të çtensionojë situatën, ndryshe do të ketë pasoja nga BE

by Java News
07/10/2023 09:39
ARCHIV - Thomas Hacker (FDP) spricht bei einer Plenarsitzung im Deutschen Bundestag. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa/Archiv

ARCHIV - Thomas Hacker (FDP) spricht bei einer Plenarsitzung im Deutschen Bundestag. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa/Archiv

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi i grupit parlamentar të FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker bëri një deklaratë për takimin e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Takimi përgatitor për samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Tiranë, nuk duhet t’i kushtohet ekskluzivisht koordinimit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pritet të theksojë nevojën që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë marrëveshjet e 3 Nëntorit 2022”, shkruan Hacker.

Hacker-i thotë më tej se tashmë “ka humbur shumë kohë dhe presidenti i palës boshnjake të “Republika Srpska”, Milorad Dodik, në veçanti, e përdor marrëveshjen për lëvizshmërinë si një instrument bllokues, për agjendën e tij politike të shkëputur nga realiteti”.

Raportuesi i FDP për BP thekson edhe se “spiralja e përshkallëzimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës minon objektivin e procesit të Berlinit: krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik”. Ai kërkon që “Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se në mungesë të masave për çshkallëzim, do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian”.

Gjermania do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

Ndërkohë, agjencia gjermane e lajmeve dpa, citon ministrinë gjermane të Mbrojtjes se Gjermania do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë. Duke filluar nga prilli 2024, një kompani do të vendoset për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes.  Kjo shtesë u vendos pavarësisht nga tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë Kompania e re do të zëvendësojë forcat austriake dhe do të trajnohet për të kontrolluar trazira. Ministria foli për 155 ushtarë shtesë. “Der Spiegel”, kishte raportuar fillimisht. Një zëdhënës shpjegoi se aktualisht në terren janë 71 ushtarë.
“Vitin e ardhshëm ne do të marrim nga Austria detyrën e sigurimit të një force operacionale,” theksoi Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. “Ne po punojmë me partnerët tanë dhe aleatët e NATO-s dhe po e vëzhgojmë situatën në terren nga afër. Nëse është e nevojshme, ne mund të rrisim numrin e forcave tona në çdo kohë”./DW

Next Post
Putin konfirmon vrasjen e pilotëve rusë gjatë rebelimit, amnisti për Wagner

Rusia teston raketën e re bërthamore, Putin: Ka rreze të pakufizuar veprimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In