• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti demokrat: Turp që Basha thotë jam PD. Berisha lider i padiskutueshëm, vulën e ka një grup që s’ekziston

by Java News
21/02/2024 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se vula e PD-së i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Alizoti shtoi se protesta e djeshme ishte tepër e madhe.

“Protesta ishte shumë e madhe, Tirana kishte dalë në shesh. Ta imagjinosh që ata njerëz kanë dalë në shesh dhe kjo PD nuk njihet. Gjithë këta njerëz në shesh nuk njihen. Lideri i PD është Berisha, është lider i padiskutueshëm. Vula i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Berisha është lideri i padiskutueshëm i opozitës. E kanë hetuar, sepse e dinë se është një njeri shumë i rëndësishëm i politikbërjes në Shqipëri. Nuk jam berishist, nuk e dua liderin e fortë, por fakti është që ai është lider. Është kaq i fortë politikisht, sa kur të gjithë mendojnë se ka përfunduar, ai ngrihet sërish. Lideri i ri do kohë që të lindë. Edhe CDU kishte Angela Merkelin dhe pas ikjes së saj, është krijuar një boshllëk i madh. Qytetarët kanë dalë në protestë, sepse kemi qeveri që kujdeset për makijazh. Jeta nuk është reklamë e jashtme, është ekonomi. Jeta në Shqipëri e në Tiranë është bërë e papërballueshme ekonomikisht”, tha Alizoti.

Tomor Alizoti theksoi se është një grup për Lulzim Bashën që thotë se është ai PD-ja. Sipas tij, njerëzit janë me Berishën dhe ndaj edhe gjykata, kur të japë vendimin për vulën, duhet të jetë më racionale.

“Në Shqipëri njerëzit mbijetojnë. Çmimet në vend janë të papërballueshme, janë sikur në vendet e zhvilluara. Opozitës i erdhën pas njerëzit, tashmë gjërat duhet të konkretizohen. Jemi në një vend anormal. Besoj se dhe nesër do vijojë ajo që ka qenë, pra protesta në parlament. Njerëzit po ikin jashtë për t’u ushqyer, kjo tregon se qeveria ka dështuar. Pushteti në Shqipëri është absolut. Unë zotin Basha nuk e shoh në asnjë anë. Është turp që Basha të thotë se unë jam PD. Pas asaj që u pa dje, Lulzim Basha nuk është Partia Demokratike. Basha është jashtë kohës dhe hapësirës. Unë pres që të ketë minimal drejtësi. Gjykata e sheh se kush është PD, kur ka mijëra njerëz në shesh.

Gjykata po të jetë serioze, merr vendimin për t’u kthyer në realitet, duhet të kthehet në realitet. Si mund të dalësh me pesë veta dhe të thuash jemi PD. Votuesit janë tek Berisha. Sali Berisha ka aksionet të përcaktojë se kush do të ishte kandidati i denjë për të qenë kryeministër. Po të na marrë edhe ne mendim, nuk do bëjë keq”, u shpreh Alizoti./m.j

Next Post
Greqia, mesazh Shqipërisë: Për t’u bërë pjesë e BE, duhet të respektoni të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta të familjes europiane

Greqia, mesazh Shqipërisë: Për t’u bërë pjesë e BE, duhet të respektoni të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta të familjes europiane

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Hike ore idiot,ca mute liderit monstra e vicidolit,i vetmi komuniste,e spiun qe ka mbetur ne ballkan e me gjere.Ju jeni te pa cipe e pa karakter,te thuash qe nji komunist,nji spiun me shume pseudonime,nji hajdute,mashtrues e vrases.Ti e tjerte si ti me pa turpesine me te madhe thoni eshte lider,varrin.Vetes po i hapni varrin,pore ju ka mundur zollumi aqe shume sa ju kane qerruar syte,e shurdhuar veshet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In