Parlamenti rajonal skocez do të miratojë sot një mocion që autorizon kyeministren, Nicola Sturgeon për të kërkuar organizimin e një referendumi për pavarësi, një javë përpara aktivizimit të Brexit.
Përpara deputetëve, të mbledhur që nga dita e martë, Sturgeon denoncoi faktin se Skocia duhet të dalë nga BE-ja kundër vullnetit të saj, dhe pretenduar një mandat të padiskutueshëm demokratik për organizimin e këtij konsultimi.
Parlamenti skocez duhet të miratojë tekstin pa problem gjatë votimit të parashikuar në fund të pasdites./a.m.