Duke pasur parasysh se aty është arena e të zgjedhurve që rrahin debat e vendosin për popullin, shumë pika ne kete nen të kodit, mund të tingëllojnë qesharake, por praktika ka treguar se nga ajo sallë shpeshherë nuk reflektohet sjellje e admirueshme.
Por, duke u ndalur më në detaje, nuk mund të të lërë indiferent, një pikë e nenit 7, ajo që lidhet me modën. “Deputeti nuk duhet të ndjekë modën në mënyrë të tepruar”- thuhet në nenin 7 të Kodit. Se cfarë do të thotë kjo, cfarë është teprimi, e kush e përcakton këtë, kjo sigurisht që lë vend për debat.
Neni 7
Deputeti nuk duhet të:
a)Marrë pjesë në punimet e Kuvendit në gjendje të dehur
b)Ndjekë modën në mënyrë të tepruar
c)Kryejë veprime ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve/ kolegeve dhe të ftuarve që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut për deputetin
ma.me