• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS pakënaqësi: Ministrat po flasin pafund dhe para nesh

by A R
19/03/2016 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet e gjata dhe renditja e diskutantëve në Kongresin e Partisë Socialiste duket se janë kthyer në shqetësim për një pjesë të delegatëve dhe kryesisht të deputetëve.

Ka qenë Taulant Balla ai që më herët ka paralajmëruar për vendosjen e një kronometri sa i përket fjalëve që do të mbahen në podium para të pranishmëve. Pas këtij propozimi, Balla ka marrë drejtimin e punimeve të Kongresit duke e bërë të ngjajë si një seancë plenare e Kuvendit.

Burime për JavaNews nga grupi i deputetëve thanë sot se shqetësues është fakti se ministrat po flasin njëri pas tjetrit, ndërsa deputetëve u duhet të presin sa të mbarojë i gjithë stafi qeveritar. Edhe pse kanë kërkuar fjalën dhe janë përfshirë në listën e pritjes për të folur, një pjesë e tyre madje janë tërhequr nga fjalimi.

Respektimi i kohës ka qenë një tjetër shqetësim për punimet e tejzgjatura të Kongresit, ndërsa edhe fjala e shumëpritur e deputetit Ben Blushi është shtyrë për shkak të fjalimeve të gjata. Për këtë arsye, Balla ka ndërhyrë duke i kujtuar kohën zv.kryeministrit Niko Peleshi. Në kongresin e Partisë Socialiste marrin pjesë 1500 delegatë, ministra, deputetë, krerë të partive në koalicionin qeverisës dhe miq të huaj të Internacionales.

Next Post

Nora Istrefi: Kam patur një ofertë për një reality si motrat Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In