• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS: Llalla të japë llogari për mbylljen e dosjeve

by A R
29/04/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngrirja e raporteve mes ILDKP dhe Prokurorisë së Përgjithshme ishte dje objekt i diskutimeve të forta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Nga 160 dosje pasurie, të referuara nga ILDKP në organin e akuzës, në dy vjet, vetëm një numër i papërfillshëm ka përfunduar në gjykatë. Deputetët e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ulsi Manja, Dashamir Peza dhe Vasilika Hysi e quajtën të papranueshme dhe të rëndë këtë situatë.

Madje, deputeti socialist, Bashkim Fino, apeloi që Kuvendi t’i japë fund hipokrizisë me rezoluta dhe raportime të përvitshme, por të marrë masa ndaj institucioneve që nuk e kryejnë detyrën, deri tek shkarkimi i titullarëve. “E ka bërë punën mirë, inspektori në rastin konkret që është këtu? Po marr institucionin, s’po marr asnjë institucion tjetër. Apo nuk e ka bërë punën mirë? Nëse e ka bërë mirë, ne duhet ta inkurajojmë më shumë që ta bëjë më mirë. Po në qoftë se nuk e ka bërë mirë, do të thotë që ne të bëjmë propozim për shkarkim. A kemi bërë ne, Komisioni i Ligjeve, në gjithë këto vite të raportimeve që kemi pasur, ndonjë shkarkim të bujshëm, të çdo institucioni që vjen këtu, inspektor të deklarimit të pasurisë, inspektor të mbrojtjes të të dhënave, inspektor të diskriminimit, Prokuror të Përgjithshëm? Asnjëherë. Kemi kaluar diskutimin e radhës, raportin e radhës hipokrizinë e radhës” – raporton Shqiptarja.com deklaratën e Bashkim Finos.

Dashamir Peza
Deputeti i PS, Dashamir Peza, propozoi që Komisioni i ligjeve të thërrasë me shpejtësi kryeprokurorin Llalla, për të sqaruar situatën e rëndë. “Mendoj se është detyrë parësore e këtij komisioni të ushtrojë detyrën e duhur në organin e Prokurorisë, të verifikojë këto gjëra që u thanë sot këtu. Këtij komisioni të nderuar i takon që me shpejtësi dhe seriozitet të marrë në shqyrtim dhe të analizojë sa më shpjet Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të kërkuar të sqarojë dhe të davariten disa nga paqartësitë, të cilat u shprehën sot këtu, që për mua janë shumë të rënda. Me lejoni që të mbështes edhe një herë punën tuaj dhe për seriozitetin që keni treguar deri më sot”, tha Peza.

Kryeprokurori para raportimit
Fati i kallëzimeve penale, për zyrtarët e lartë që kanë fshehur pasurinë apo që kanë bërë deklarata të rreme, pritet të jetë kryefjala e raportimit të kryeprokurorit, Adriatik Llalla, në Komisionin e Ligjeve, në ditët në vijim. Paralajmërimi ka ardhur nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Nisur nga konstatimet në raportin vjetor të ILDKP, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, tha se kryeprokurori do të pyetet në lidhje me fatin e dosjeve të pasurive. Deputeti socialist, duke iu referua raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, bëri edhe një bilanc paraprak të prokurorisë sa i takon procedimit me 84 kallëzime penale për fshehje pasurie.  – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/mbyllja-e-dosjeve-deputet-t-e-ps-llalla-t–vij–t–jap–llogari-353927.html#sthash.EUZkxnro.dpuf

Next Post

Vjen shpikja e re që zëvendëson... tangat! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In