• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS: Llalla efiçencë zero, të shkarkohet me urgjencë

by A R
05/02/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas përplasjeve me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Socialistët mbështesin akuzat e ambasadorit amerikan në drejtim të kryeprokurorit, se Llalla nuk ka qenë në mbështetje të reformës në drejtësi.

Por, sipas tyre, Adriatik Llalla duhet të largohet me urgjencë edhe për faktin se ka dështuar gjatë 4 viteve në detyrë. Kryeprokurori ka dështuar me një sërë ngjarjesh të rëndësishme, ku nuk ka këmbëngulur për të gjetur prova dhe akuza të forta, që dosjet e bujshme të mos mbylleshin nga gjykata.

Deputeti Namik Kopliku u shpreh se kryeprokurori Llalla ka demonstruar eficencë zero në detyrën e tij, edhe pse gjithmonë ka deklaruar se do bëjë arrestime të bujshme. Gjithashtu, tha Kopliku mënyra e komunikimit me ambasadorin amerikan shton arsyet që ai të largohet nga detyra shkruan ‘sot’. “Ndër të tjera edhe për mënyrën e komunikimit me ambasadorin.

Mbi të gjitha duhet të largohet për “eficencën zero” në kryerjen e detyrës së tij, megjithëse herë pas here ka dalë me deklarata që “së shpejti organi që ai kryeson do bëjë arrestime të bujshme””, u shpreh deputeti Kopliku. Deputeti Bujar Çela tha se kryeprokurori i trembet reformës në drejtësi. Ai tha se duhet të largohet së bashku me kastën që e ka vënë në atë detyrë.

Sipas deputetit Çela, kryeprokurori mbështetet nga ata që janë kundër reformës në drejtësi. Ai tha se kjo u pa në mënyrën se si iu përgjigj Llalla ambasadorit amerikan. “Kryeprokurori duhet të largohet dhe të marrë me vete edhe ata që e kanë vendosur në atë detyrë. Kryeprokurori po bën sikur po i përgjigjet ashpër ambasadorit amerikan. Ata që e kanë frikë reformën në drejtësi së bashku me kryeprokurorin, e mësojnë këtë të fundit se duhet të përgjigjet. Deklaratat e kryeprokurorit janë njësoj si deklaratat e ish-ministrit Manjani, i cili ka patur të gjithë gazetarët, dhe këto akuza nuk i tha më herët”, tha deputeti Bujar Çela.

Ka edhe nga ata socialistë që mendojnë se përplasja mes kryeprokurorit Llalla dhe ambasadorit Lu të zgjidhet me anë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe vetingut. Deputeti Arben Çuko tha se zgjidhja e vetme e këtij konflikti është zbatimi i reformës. “Situatës së përplasjes së ambasadorit amerikan me kryeprokurorin do t’i japë zgjidhje reforma në drejtësi dhe vetingu.

Sepse vetë përplasja e ambasadorit me kryeprokurorin ka të bëjë me reformën në drejtësi. Unë jam i prirur të besoj atë që thotë ambasadori, sepse ka treguar që është mbështetësi kryesor i reformës më të rëndësishme që ka Shqipëria sot. Është nevoja e popullit që ka për këtë reformë. Këtë çështja do ta zgjidhë votimi i plotë reformës në drejtësi”, u shpreh Çuko. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputeti Sadri Abazi. “Ka rrugë të tjera për zgjedhjen e mosmarrëveshjes mes kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan”, tha Abazi. /b.d

Next Post
Serbia zyrtarisht në gatishmëri ushtrinë, parashikon trazira me Kosovën

Serbia zyrtarisht në gatishmëri ushtrinë, parashikon trazira me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In