• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputetët e Listës Serbe vazhdojnë ngujimin në Kuvend

by A R
02/12/2018 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputët e Listës Serbe janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar një mbledhje me komisionerin evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, i cili të hënen pritet të vizitojë Prishtinën.

Në një komunikatë të Listës Serbe, thuhet se ata kërkojnë mbledhje me komisionerin Hahn, në mënyrë që ta njoftojnë atë me krizën humanitare e cila “e kërcënon popullin serb për shkak të vendimit të Prishtinës që ta vendos taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe me këtë praktikisht e bllokon shpërndarjen e ushqimit,barërave, shtypit dhe produkteve tjera të nevojshme”.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas mbledhjes së Shtabit të krizës në Mitrovicën Veriore, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë.

“Si përfaqësues politik legjitim, të popullit serb, ata (deputetët) dëshirojnë që komisionerit Hahn t’i tregojnë për veprimet anti-serbe të Prishtinës përmes të cilave nxitet kriza humanitare e drejtuar kundër serbëve në hapësirat e Kosovës”, ka thënë Rakiq, duke shtuar se deputetët po bëjnë luftë në mënyrë paqësore dhe demokratike, në mënyrë, sic ka thënë ai, që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetesë, për mjekim dhe për ardhmëri.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën nga 10% në 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigjje ndaj fushatës agresive të Serbisë për Kosovën, veprim ky që ka nxitur reagime të shumta.

Katër kryetarët e komunave veriore, të banuara me shumicë serbe, ditë më parë dhanë dorëheqje, si dhe u organizuan protesta në Mitrovicën veriore në kundërshtim të taksës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

/REL/b.d

Next Post
Sezoni veror/ Manastirliu: Tolerancë zero për kushtet higjeno-sanitare

"Nga Kukësi në Gjirokastër... investime në 11 spitale rajonale"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In