Grupi Parlamentar i PD ka bërë një kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.
Kallëzimi penal pas përplasjes mes policisë dhe deputetëve jashtë sallës së Kuvendit, ku opozita pretendoi se disa efektivë i kërcënuan me armë zjarri.
Për këtë pretendim reagoi dhe policia e shtetit e cila deklaroi se në këtë tubim asnjë nga punonjësit nuk ka pasur armë.
/a.r