• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetë e Jugut kritika Kokëdhimës: Ke zëvendësuar strukturat e partisë

by A R
27/03/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetë të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër kanë kryqëzuar deputetin dhe koordinatorit e Rajonit të Jugut, Koço Kokëdhimën, pasi sipas tyre ai ka përjashtuar të gjitha strukturat ekzistuese të partisë, për t’i zëvendësuar krejtësisht me të reja, në kundërshtim me statutin.

Kjo është mbledhja e parë që vjen  pas asaj të Kongresit më  19 prill, ku dhe delegatët e majtë miratuan statutin e ri të partisë.

 Debatet

Dashamir Kamberi: Unë jam shumë dakord që prurjet  e reja duhet të kenë prioritet, ama kjo nuk duhet bërë duke anashkaluar strukturat e vjetra. Ajo që po bëhet sot nuk është e ndershme në raport me njerëzit e partisë që kanë kontribuar ndër vite. Me keqardhje vërej se në këtë proces ristrukturimi, strukturat e vjetra të partisë janë nënvlerësuar, nuk janë respektuar, dhe nuk është e tepërt të them që edhe janë përjashtuar. Struktura pasurohet, dhe përmirësohet, por s’mund të ikin të gjithë e të vijnë ca të tjerë.

Fatmir Toçi: Së pari, unë do të kisha preferuar një mbledhje më të ngushtë, ku ne si shtab drejtues, grup deputetësh të mund të zgjidhim problemet që kemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të mohoj punën e mirë që është bërë gjatë gjithë kësaj kohe me prurjet e reja në parti. Ajo që është bërë keq, dhe në kundërshtim me të gjithë normat statusore, është përjashtimi i anëtarëve të vjetër të partisë. Ata njerëz kanë kontribute 25 vjeçare dhe kanë dhënë fitore kësaj partie. Ato nuk mund të konsiderohen si një bandë, dhe të zëvendësohen me një bandë tjetër. Ka një shqetësim tjetër, lidhur me zgjedhjet për në Asamble, Kongres dhe në këshillat socialistë. Koordinatori ynë futi emrin për votim kundër statutit duke marrë një rol protagonist të tepruar, e duke mohuar dikujt tjetër të ishte në asamble apo kongres si anëtar i thjeshtë.  Sikur të mos mjaftonte me kaq, statuti përsëri është shkelur. Më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur në Asamble, janë bërë anëtar parti në shkurt, ndërkohë që statuti i ri dhe ai i vjetër kushtëzojnë mandatin me të paktën 3 vjet anëtar partie. Këta që ne kemi zgjedhur nuk janë më shumë se 3 muaj anëtar partie. Normat duhen zbatuar. E njëjta gjë edhe për të zgjedhurit për këshillat socialistë.

Koço Kokëdhima :Unë e kam këtu edhe statutin e vjetër edhe atë të riun. Të dy e kanë të parashkruar se partia është e hapur ndaj prurjeve të reja. Tani, ne jemi përpjekur të zgjedhim njerëzit më të mirë, më të arsimuar, më të ndriçuar, më të spikatur e më energjikë. Tani nuk do rrimë gërmë për gërmë, për çdo hap që hedhim të lexojmë statutin. Qëllimi i statutit është të bëjë më të mirën për partinë, dhe vajzat e djemtë që ne kemi zgjedhur, janë më të mirët për partinë dhe për Shqipërinë.

Valentina Leskaj: Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën.

Vladimir Kosta: Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën. Në fakt ne kemi përballë LSI-në dhe për këtë duhet të qartësohemi dhe të fokusohemi në punën tonë të përditshme.

Next Post

Bleona Qereti, do t’i rikthehet Gani Bardhës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In