Deputeti i PS-së, Namik Dokle prej kohësh lajmëroi se ky është mandati i tij i fundit, ndërsa pjesën e mbetur duket se ka zgjedhur ta kalojë mes librave.
Pasi kërkoi ndihmën e ndjekësve të vet për një titull në lidhje me romanin e parë “Vajzat e mjegullës”, Dokle ka përfunduar romanin e tij të dytë dhe duket se sërish është në “hall” për një titull.
MENDIM PER NJE TITULL ROMANI…
Miq te respektuar,Para disa kohesh ju kerkova mendim per titullin e romanit tim “Vajzat e mjegulles” dhe sinqerisht ju them qe kam qene teper i impresionuar me dashamiresine, mencurine dhe kulturen e qindrave prej jush qe u perfshine ne kete shkembim mendimesh.
Sapo kam perfunduar romanin e dyte, me teme aktuale, te kesaj kohe qe po jetojme, kur njerezit ushqehen me shume me stres se sa me buke, kur dramat njerezore kthehen ne tragjedi per individin, kur njerezit braktisin ate qe kane me te shtrenjte, kur u vriten endrrat dhe dashurite. Dhe pyesin:”Kush na ka mallkuar?”
Me thoni miq, cili nga keta tre titujt do t’ju pelqente, dot’ju terhiqte, apo intrigonte me shume:
1. Djepi i braktisur
2. Dashuri ne prite
3. Mallkimi i djallit
Ju mirepres me respekt dhe mirenjohje











