• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Depozitohet në Kuvend nisma për detektivët privatë: Ka detyrë të blejë rroba të thjeshta për klientët

by Ardit Rada
18/11/2020 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore nga deputeti i opozitës parlamentare, Selami Jenishehri, që kërkon ngritjen në Shqipëri në kuadrin ligjor të konceptit të detektivit privat.

Jenishehri propozon që ky koncept të përfshihet në ligjin aktual për shërbimin privat të sigurisë fizike. Në relacionin me vetëm katër paragrafë, deputeti i opozitës parlamentare thotë se ka ardhur koha që profesionit të detektivit privat t’i jepet e drejta që të bëhet pjesë e zinxhirit të mbledhjes dhe sigurimit të informacioneve e provave dhe pjesëmarrjes së palëve në proceset gjyqësore.

Ai thotë se kjo do të mbushte një vakuum në dhënien e drejtësisë, që shpesh krijohet nga korrupsioni në radhët e policisë dhe të prokurorisë, që janë dy institucionet që kanë me ligj tagrin e mbledhjes së provave.

“Ndjehet një vakuum lidhur me shumë raste të pazbardhura, apo pushime të njëpasnjëshme të çështjeve për mungesë provash. Hetimet e kryera lënë për të dëshiruar. Kjo mungesë, apo dobësi në hetim, në mbledhjen e provave dhe fakteve të ndryshme shpie gradualisht në hapësirën e shumëpërmendur të korrupsionit në këto mekanizma shtetërore”, thotë deputeti i opozitës parlamentare në relacionin shoqërues.

Megjithatë, përveç përshkrimit të kompetencave në relacion tek propozimi për ndryshimin e ligjit, deputeti i opozitës parlamentare e shtjellon edhe më shumë idenë e tij, ku mes të tjerave detektivit privat i njihet edhe e drejta “për t’u infiltruar” në misione në ndihmë të klientit të tij, si në pikën 28 të propozimit.

Jenishehri propozon ngritjen e Dhomës Kombëtare të Detektivëve Privatë, që do të trajnojë dhe japë titullin e detektivit privat për personat mbi 18-vjeç me arsim të mesëm, me zotësi të plotë juridike veprimi.

Deputeti i opozitës parlamentare e klasifikon këtë profesion në regjimin e profesioneve të lira, që duhet të taksohen sipas përcaktimeve ligjore për këto profesione.(SI)

Next Post
U aksidentua me makinë, reagon Françeska Jaçe: Nuk ishte alkooli…

U aksidentua me makinë, reagon Françeska Jaçe: Nuk ishte alkooli…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In