Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se sistemi i raketor i mbrojtjes ruse në Kaliningrad, është një kërcënim për destabilizimin e Evropës.
Pas tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Rusisë, kjo e fundit ka njoftuar se do të vendos raketat S-400 dhe raketat balistike “Iskander” në Kaliningrad, raporton Reuters.
“Rusia është duke kërcënuar për lëvizjen e raketave “Iskander” në Kaliningrad, në përgjigje të ngjarjeve të ndryshme në Evropë, asnjëra prej të cilave nuk kërkon një përgjigje të tillë ushtarake.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbahet nga fjalët apo veprat që nuk janë në përputhje me sigurinë dhe stabilitetin”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, citon Express. (b.an)

