Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të enjte nga Italia në kryeqytet Genci Pjetrin, 33 vjeçarin e dënuar me 25 vite burgim për vrasje.
Gjykata e Apelit Shkoder , me vendimin nr.147, datë 22.05.2006, e dënoi atë me 25 vjet për vrasjen me motiv hakmarrjen.
Pjetri u arrestua në Romë të Italisë dhe u soll për të kryer dënimin në Shqipëri./java/a.k