• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dentisti masakron barbarisht gruan për sigurimet e jetës 5 milionë dollarë, i mburret të dashurës: E vrava për ty

by Java News
16/07/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dentisti gjuetar Lawrence Rudolph, 67 vjeç, akuzohet se ka vrarë barbarisht bashkëshorten e tij Bianca Rudolph, në një udhëtim gjuetie leopardësh në Zambia në vitin 2016, për sigurimet e jetës prej 5 milionë dollarë.

“Vrava gruan time për ty,” i kishte thënë dentisti nga Pennsylvania dashnores së vjetër më vonë, u raportua në gjykatë.

Prokurorët thanë se Lawrence “Larry” Rudolph kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij gjatë udhëtimit të gjuetisë në Afrikë.

Bianca Rudolph u vra me armë në hotelin e tyre prej viletash druri në Zambia në 2016, teksa bashkëshorti i saj pretendonte se ajo ka qëlluar veten.

Rudolph i kishte rrëfyer ngjarjen të dashurës së tij Lori Milliron në një restorant në Arizona në 2020 pasi mësoi se FBI ishte duke hetuar vdekjen e gruas së ndjerë.

“Ai vrau gruan për të dashurën,” tha prokurori Bishop Grewell në gjyqin në Denver teksa tregonte me dorë nga zonjusha Milliron në sallë.

67-vjeçari akuzohet për vrasje, mashtrim postar dhe përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Rudolph ka mohuar se është përgjegjës për vdekjen të shoqes, duke u thënë autoriteteve në Zambia se ishte në tualet ku ajo qëlloi veten teksa fuste në valixhe armët e gjuetisë, para se çifti të ktheheshin në SHBA.

Gjyqi i tij po zhvillohet në Colorado ku janë bërë dhe pagesat e sigurimeve.

Prokurori i tha jurisë se Rudolph u gjet në gjendje shoku pas të shtënës vrasëse, duke thënë se gruaja kishte lëshuar aksidentalisht armën çka e kishte bërë të zbrazej.

Autoritetet në Zambia pas dy ditë hetimesh përcaktuan se ishte një aksident dhe inspektorët e sigurimeve arritën në të njëjtin konkluzion.

Por jurisë iu raportuar për pranimin e fajit të bërë nga Markus Phoenix i cili ishte dëgjuar nga një dëshmitar, i cili tha: “Ata po thonin se ‘unë vrava gruan time të mallkuar për ty”.

Çifti kishin dy fëmijë dhe kishin vizituar Parkun kombëtar Kafue në vitin 2016 me qëllim që Bianca të plotësonte dëshirën e saj duke vrarë një leopard./m.j

Next Post
“Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Javës tjetër do…”/ Situata e koronavirusit, Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve të Omicron në vend!

"Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Javës tjetër do…"/ Situata e koronavirusit, Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve të Omicron në vend!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In