• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncuesja e dopingut në Rusi, kthehet në pistën e atletikës

by Java News
30/01/2017 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yuliya Stepanova, atlete e vrapimeve të shtigjeve të mesme që ka ndihmuar të ekspozohet skandali i sponsorizuar nga shteti në Rusi, duke krijuar një skandal të madh në atletikë para Lojërave Olimpike “Rio 2016”, u është kthyer garave ndërkombëtare të shtunën.

Stepanova, ish-anëtare e skuadrës së Rusisë në atletikë, tash është duke jetuar në fshehje në SHBA me bashkëshortin, Vitaly Stepanov, dhe birin e tyre trevjeçar, shkruan “Neë York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ajo vrapoi në garën 800 metra vrapim në një Grand Prix të palestrës në Boston.

Ndonëse iu mohua pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”, ajo mori një leje të veçantë nga zyrtarët e atletikës botërore për të garuar të shtunën si sportiste e pavarur pa qenë anëtare e federatës së ndonjë shteti.

Ajo doli e shtata me kohë 2:05.14 minuta, në një konkurrencë ku morën pjesë edhe olimpistet si britanikja Lynsey Sharp dhe Habitm Alemu nga Etiopia.

“Synimi im është të mos bie shumë prapa”, ka thënë Stepanova 30-vjeçare, pas garës. Ajo ka shkëmbyer disa fjalë me atletet e tjera, ndërsa ndërronte këpucët. “Disa nga atletet pëlqyen atë që kam bërë e disa e urryen atë”, ka thënë Stepanova.

Charlene Lipsey e SHBA-së, fituesja e garës, ka shprehur përkrahjen për pjesëmarrjen e Stepanovas, por thotë se atletet me të kaluar të dopingut, në të cilën listë gjendet edhe Stepanova, nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në gara profesioniste.

Kjo ishte gara e parë ndërkombëtare në 800 metra që Stepanova zyrtarisht e ka përfunduar që nga shtatori i vitit 2015, disa muaj para se atletët rusë të suspendoheshin për shkak të skandalit të dopingut. Ato sanksione mbesin ende në fuqi… (b.an)

Next Post
Disfata e thellë në Dibër, Basha: Humbën ata që u joshën nga paratë e krimit

Basha: Me shkarkimin e Manjanit, Rama provoi se është peng i krimit, ndërsa Meta peng i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In