• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncuan prindërit e të vdekurit, nxorën eshtrat e fëmijës, hetim 3 punonjësve

by Aalison Pearse Stevens
22/08/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxjerrin eshtrat e një fëmije 1-vjeçar, ndjekje penale për tre punonjësit e agjencisë funerale. Burime të policisë bëjnë të ditur se, ka filluar procedimi penal ndaj tre punonjësve të agjencisë funerale, të cilët kanë tjetërsuar varrin e një fëmije 1-vjeçar, në varrezat e Kuçovës.

Sipas burimeve të Policisë bëhet e ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit C.Q, 75 vjeç, banues në Kuçovë, K.T, 60 vjeç, banues në Kuçovë dhe Z.B, 68 vjeç, banues në Tiranë, të tre punonjës në një agjenci funerali.

“Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “11 Janari”, para dy javësh dyshohet se kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendndodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1-vjeçare, djali i shtetasit V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë”, bëhet e ditur nga burimet zyrtare të Policisë.

Mësohet se prindërit e të ndjerit janë njohur me këtë veprim kur kanë shkuar te varri i fëmijës së humbur. Kur ka parë se ishin bërë ndërhyrje në varrezë, babai i të miturit kishte denoncuar rastin në Polici. Nga verifikimet ka konstatuar se punimet ishin kryer nga punonjësit e agjencisë. Të pyetur në Polici, ata kanë treguar se ka qenë një ngjarje aksidentale, jo e qëllimshme.

Në dëshminë e tyre, të akuzuarit, treguan se kishin punuar në varrin ngjitur, me lejen e familjarëve dhe nga veprimet e kryera ishin nxjerrë dhe eshtrat e fëmijës. Sipas tyre, kanë bërë sërish groposjen e eshtrave, tek i njëjti vend. Megjithatë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhunim i varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

ma.me

 

 

Next Post
(FOTO) Rama: Vështroni si është shndërruar gjimnazi ‘Qemal Stafa’”

(FOTO) Rama: Vështroni si është shndërruar gjimnazi ‘Qemal Stafa’”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In