Një lokal është djegur gjatë natës në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.
Mësohet se lokali i shkrumbuar plotësisht nga flakët është në pronësi të Pjetër Prelës.
Ai rezulton se është personi që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj, ndërsa më pas u lirua për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.
a.ç