Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA-n në SPAK i ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn i është përgjigjur Ilir Metës, i cili pasi doli nga prokuroria ku u mor në pyetje e quajti si një kallëzues të rremë.
Kara shprehet se Meta sot doli i frikësuar nga SPAK dhe me gjasë sipas tij do të përballet me akuzat zyrtare duke rrezikuar edhe arrestimin.
“Unë sot pashë një Metë, nga ai Meta që në 2021 dilte i tërbuar sot doli i frikësuar i tjetërsuar, por provoi diçka që unë paskam të drejtë. Që ai vendimi i Eres paska dalë në dëm të shtetit shqiptar… me disa pasoja në euro. E dyta, miksoi gabimisht dy tre procese. Atje tha që prapë gabimisht që pala çeke është larguar kur ka ardhur qeveria Rama në pushtet”, tha Kara.
“Duke e parë të frikësuar Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona”./m.j
Meta iken I lumturi ne burg se ka zvernec pecon agim neshon. dhe brahimkarin